KF APOLONIA

Historia

Klubi Futbollistik Apolonia eshte nje klub shqipetar i qytetit te Fierit. Apolonia eshte krijuar ne vitin 1925 me emrin KS Apollonia si nje klub shume-sportesh. Emri i skuadres vjen nga rrenojat e qytetit te lashte Apollonia, vendin e te cilit sot e ze qyteti i Fierit. Nga rrenojat e Apollonise vjen dhe stema e skuadres (shihni foton). KS Apollonia debutoi ne Superlige ne vitin 1945. Ne vitin 1992 skuadra ndryshoi emrin ne KS Apolonia dhe me vone futbolli u nda nga pjesa tjeter e klubit shume sportesh nen drejtimin e presidentit Koco Kokedhima dhe tani mban emrin KF Apolonia Fier.

Arritja me e madhe e KF Apolonia eshte fitimi i Kupes se Shqiperise ne vitin 1998. Pervec ketij trofeu KF Apolonia ka fituar edhe 4 here Kategorine e Pare. Gjithashtu skuadra ka marre pjese dy here ne kupat e Europes. Ne sezonin 1989/90, Apolonia u mund ne raundin e pare ne Kupen UEFA nga AJ Auxerre (France) me rezultatet 0-3 dhe 0-5. Ne 1998/99 pas fitimit te Kupes se Shqiperise, Apolonia mori pjese ne Kupen e Kupave ku ne raundin e pare u eleminua nga KRC Genk me rezultatet 1-5 dhe 0-4. Ne sezonin 2006/07 Apolonia zbriti ne Kategorine e Pare. Ne sezonin 2007/08 ekipi fierak u rendit i dyti ne kete Kategori duke fituar te drejten te ngjitet perseri ne Superlige.

KF Apolonia i luan ndeshjet në stadiumin “Loni Papuçiu” që ka një kapacitet prej 7000 vendesh. Apolonia eshte nje shoqeri aksionere. Aksionet e shoqerise zoterohen nga Bashkia e Fierit dhe nga biznesmeni i mirenjohur shqipetar Koço Kokëdhima. Klubi ka deklaruar se brenda vitit 2010 cdo tifoz i Apolonise do mund te behet aksioner i shoqerise.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Maj 2017
H M M E P S D
« Tet    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: