KF APOLONIA

Karishik: Ndeshja e parë ka shumë rëndësi

Posted on: Gusht 24, 2009

Trajneri i Apolonisë, Esad Karishik, kërkon fitore me Teutën, por kërkon edhe kujdes Do të jetë ndeshja jonë e parë dhe do bëjmë çmos që dalim me ballin lart. Eshtë një takim që nuk është aspak i lehtë për ne, por që duhet fituar. U bëj thirrje sportdashësve tanë të mrekullueshëm që të jenë të shumtë në këtë fillim kampionati, duke u premtuar atyre se do të japim maksimumin në çdo takim për të mos i zhgënjyer. Jo vetëm kundër Teutës, por në çdo ndeshje ne kemi nevojë për ta, ka thënë në fillim të deklaratës së tij trajneri i Apolonisë, Esad Karishik. Kryepankina e skuadrës fierake po starton kësisoj një kampionat, ku vetë Karishik është i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që ka marrë së bashku me ekipin. Por, për momentin, Karishik nuk do të krijohet trysni rreth tij. Ai kërkon qetësinë e domosdoshme për t i bërë nisjen e duhur këtij evenimenti futbollistik, për të cilën është deklaruar nga të gjithë faktorët e klubit fierak se nuk do të ketë regres, duke u përqendruar në objektiva minimale, por do të hedhë shikimin me guxim në majat e renditjes së superiores. Edhe pse është një kundërshtar kualitativ, për bardhejeshilët e drejtuar nga trajneri Karishik nuk do të kishte ngushëllim për çdo lloj rezultati tjetër, përveç fitores. Vetë Karishik përpiqet në njëfarë mënyre edhe t i ruajë futbollistët e tij nga euforia dhe bën kujdes me deklaratat e tij, duke paralajmëruar me seriozitet se Teuta është një skuadër shumë e vështirë për t u mundur. Nuk dyshoj në aftësitë e lojtarëve të mi dhe në vlerat e tyre, por ndeshja me Teutën është shumë e rëndësishme për ne, sepse ata kanë një nga skuadrat që radhitet ndër nmë të mirat e kampionatit shqiptar. Do të jetë një ndeshje që për ne do të thotë shumë, sidomos në aspektin moral, pasi fitorja do ta motivonte ekipin tonë edhe më tepër. Natyrisht që skuadra do të kolaudohet edhe më tej gjatë fillimit të garës e në vazhdim dhe ne presim më të mirën prej saj. Ka edhe një element të cilin unë dua ta theksoj: Eshtë falënderimi për drejtuesit e klubit, që mundësuan formatimin e një Apolonie me futbollistë cilësorë, që kanë çuar dhe në rritjen e konkurrencës brenda grupit. Nuk janë emra me shumë bujë, por Apolonia ka nevojë për futbollistë të tillë, që më shumë dinë të djersitin dhe të punojnë, sesa të reklamohen përmes emrit të tyre. Duke iu kthyer ndeshjes me Teutën, do të doja t u drejtohesha futbollistëve të mi: Duhet të fitojmë me Teutën, por duke qenë të kujdesshëm në maksimum ndaj saj, ka thënë trajneri i Apolonisë, Esad Karishik.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2009
H M M E P S D
« Kor   Tet »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: