KF APOLONIA

Kapiteni Haxhibuliç: Në fillim Apolonia, pastaj golat…

Posted on: Gusht 19, 2009

Sulmuesi serb Sead Haxhibuluç është i emocionuar nga besimi që kanë treguar shokët për të

Kapiteni i ri i Apolonisë së Fierit do të jetë sulmuesi Sead Haxhibuliç, një futbollist që ka përvojën e duhur për të qenë udhëheqësi i skuadrës në fushë. Ka qenë një kandidaturë që është miratuar nga të gjithë futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës fierake dhe, për këtë, vetë sulmuesi ndihet i ngazëllyer, por njëherësh dhe i preokupuar për të shpërblyer besimin që skuadra tregoi ndaj tij.

“Së pari, dua t’i falënderoj të gjithë shokët, si dhe drejtuesit për besimin që treguan ndaj meje, ‑ thotë kapiteni Haxhibuliç. ‑ Eshtë një obligim dhe përgjegjësi jo e vogël për të qenë kapiten i Apolonisë, aq më tepër i një skuadre me formatimin e ri që ekipi ynë ka këtë sezon, dhe këtu e kam fjalën për synimet që i kemi besuar vetes. Do të jem i përkushtuar në maksimum për më të mirën e ekipit dhe sigurisht që besoj se do t’ia dalim. Të gjithë bashkë mundemi të bëjmë gjëra shumë të mira”.

Pyetjes sonë se a do të shërbejë shiriti i kapitenit si nxitje për më tepër gola në këtë kampionat, vetë Sead, i përgjigjet me shqipen e tij gjithsesi të qartë: “Në fillim Apolonia”, duke theksuar se është interesi i skuadrës mbi gjithçka, duke shtuar pastaj me të qeshur se goli është pjesë e “profesionit” të tij. Për kapitenin e ri të skuadrës, edhe trajneri Karishik shprehet me vlerësime të konsiderueshme, duke e cilësuar Sead Haxhibuliçin një futbollist të kompletuar në të gjithë parametrat.

“Përveç përvojës së mirë që Sead Haxhibuliç ka në kampionate të tilla si ai serb apo dhe ai rumun, ky futbollist ka dhe një mënyrë të veçantë komunikimi, është bashkëpunues i mirë dhe ka një kapacitet të konsiderueshëm intelektual. Më vjen mirë që ai ka gjetur përkrahjen nga të gjithë futbollistët dhe kjo do ta ndihmojë në detyrën e vet si kapiten i skuadrës”, ‑ është shprehur trajneri Karishik për kapitenin e ri të Apolonisë.

Hoti, tani ndihet “autokton” në Fier

Erion Hoti, mesfushori shkodran, do të fillojë sezonin e dytë tek Apolonia. I ardhur te bardhëjeshilët gjatë merkatos dimërore të kampionatit të kaluar, Hoti ka bindur me lojë dhe drejtuesit fierakë kanë menduar që ai të jetë sërish pjesë e formacionit të këtij sezoni. Vetë Hoti ndihet mirë që do të jetë pjesë e një skuadre që ka qenë gjithmonë e “dashururar” me futbollin e bukur dhe korrekt, me një ekip ku ai gjeti më tepër hapësira se te skuadra e tij e vendlindjes. “Këtë vit, Apolonia duket se ka një strukturim më të mirë dhe një strategji më të qartë.

Për mua është krijuar eksperienca e duhur në këtë skuadër dhe kam pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion për ta njohur, si i thonë fjalës “me themel” këtë ekip. Ka shumë futbollistë tek Apolonia që luajnë bashkë prej disa kohësh dhe ky është një favor, pasi loja kolektive është një nga tiparet më kryesore të skuadrës. Ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar në Serbi, si dhe trofeu “Majaci”, duke shtuar dhe përgatitjen tonë të përditshme, do të bëjë që Apolonia të jetë në gadishmëri të plotë në ditën e parë të kampionatit, për të mos u ndalur më kurrë. Jemi shumë besimtarë në sukseset e konsiderueshme, të mundshme për t’u arritur nga ne këtë sezon”, ‑ është shprehur mesfushori shkodran i Apolonisë, Erion Hoti.

Fierakët “të dashuruar” pas të rinjve

Edhe të rinjtë nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së trajnerit Karishik dhe drejtuesve më të lartë të klubit fierak, të cilët pretendojnë që në shtator të startojnë dhe Akademinë. Presidenti i nderit, Koço Kokëdhima është shprehur se takimi i mbrëmjes së të enjtes ka qenë dhe në shenjë respekti për dy futbollistët e rinj që janë “atashuar” tashmë pranë ekipit të parë. Bëhet fjalë konkretisht për 19‑vjeçarët e talentuar, Elis Kokalari dhe Andrea Veliu, të cilët janë dy nga futbollistët më premtues dhe me të ardhme sipas trajnerit Karishik, i cili është shprehur se të rinjtë do të jenë në qendër të vëmendjes së drejtuesve të skuadrës, duke u dhënë dhe atyre mundësinë e promovimit me ekipin parësor.


Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2009
H M M E P S D
« Kor   Tet »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: