KF APOLONIA

Grami: Apolonia ekip serioz, ndaj e zgjodha

Posted on: Gusht 19, 2009

Për ironi të fatit, mbrojtësi tiranas ka debutuar pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Shkumbinit

Apolonia e Fierit mund të quhet një skuadër që thuajse ka marrë formë të plotë dhe kjo vjen nga blerjet e shumta që drejtuesit e klubit kanë bërë në prag të fillimit të kampionatit të 71 ‑të. Kësisoj, skuadra duket më bindëse dhe është më shpresëdhënëse për surpriza të këndshme këtë sezon. Një nga futbollistët që do të luajë për herë të parë këtë sezon me Apoloninë, është edhe mbrojtësi i majtë Elton Grami, i cili i ka dhënë trajnerit Karishik një provë të qartë të gjendjes dhe formës së tij në ndeshjen me Shkumbinin e Peqinit.

Ka qenë një rastësi e këndshme ndeshja e debutimit të Gramit me fanellën e Apolonisë, edhe pse ka qenë një ndeshje miqësore. Mbrojtësit tiranas do t’i binte për short që një ndeshje të tillë ta zhvillonte pikërisht kundër ish‑skuadrës së tij, Shkumbinit. Për sa i përket përzgjedhjes së bërë këtë sezon, Grami është i bindur se nuk ka gabuar dhe se Apolonia do t’i japë sadisfaksionin për ta shijuar më mirë këtë kampionat. “Nga të gjitha ofertat e bëra, më është dukur më serioze ajo e drejtuesve fierakë, ‑ citon mbrojtësi i Apolonisë. ‑ Gjithashtu, dua të shtoj se edhe synimet që kjo skuadër ka për këtë sezon, të grishin për të luajtur për një sfidë të tillë.

Apolonia është një ekip që ka një emër të mirë në superligën shqiptare dhe në gjithë historikun e futbollit shqiptar, pasi nuk është e paktë të marrësh pjesë 35 herë në kompeticionin më të lartë të futbollit në vend. Ky sezon besoj se do të jetë një faqe e re e suksesshme e ekipit tonë.” Te skuadra e tij e re Grami ka vlerësuar më tepër kontigjentin e futbollistëve që janë pjesë e Apolonisë këtë sezon, duke u shprehur se ata do të jenë një nga faktorët bazë të suksesit të ekipit. “Apolonia e këtij kampionati ka futbollistë shumë të mirë dhe me përvojë.

Ekipi është përforcuar ndjeshëm, krahasuar me sezonin e kaluar, dhe kjo të lë për të kuptuar se këtu punohet me rigorozitet të plotë për sfidën e kampionatit të ri. Një skuadër me lojtarë cilësorë, e gërshetuar me përvojën dhe profesionalizmin e padiskutueshëm të stafit tonë teknik, nuk ka pse të mos korrë rezultatet dhe sukseset e pritshme,” ‑ ka thënë mes të tjerash mbrojtësi i majtë i Apolonisë së Fierit, Elton Grami.

SKEDA E GRAMIT:

EMRI: Elton

MBIEMRI: Grami

DITELINDJA: 06. 06. 1984

VENDLINDJA: Tiranë

POZICIONI: mbrojtës i majtë

EKIPET KU KA LUAJTUR: Kastrioti, Shkumbini

SKUADRA AKTUALE: Apolonia

NUMRI NE FANELLE: 4

Bylisi, testi përmbyllës i Apolonisë

Të shtunën, në stadiumin “Loni Papuçiu”, Apolonia do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore, e dyta për këtë javë, pas asaj me Shkumbinin e Peqinit. Kundërshtarë të radhës për fierakët do të jenë mallakastriotët e Bylisit, të drejtuar nga trajneri tiranas Ilir Spahiu. Trajneri Karishik e vlerëson këtë miqësore si një mundësi më tepër për të parë më konkretisht evoluimin e skuadrës së tij, brenda tri ndeshjeve që Apolonia ka zhvilluar prej ditës së diel: me Tiranën, me Shkumbinin dhe së fundi me Bylisin. Apolonia dhe Bylisi në dy sezonet e mëparshme kanë milituar në të njëjtat përfaqësime në futbollin shqiptar. Para dy sezonesh, të dy ekipet do të ngjiteshin në superligë, Bylisi si kampion i kategorisë së parë dhe Apolonia si nënkampione, por, pas vetëm një sezoni, Bylisi është rikthyer sërish në të njëjtin kompeticion, pasi ka humbur në “play‑out” me Gramozin e Ersekës. Takimi që Apolonia do të zhvillojë me Bylisin do të mbyllë dhe “siparin” e ndeshjeve miqësore dhe fierakët do të mendojnë më tej vetëm për ndeshjen “prologuese” të kampionatit, kundër “djemve të detit”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2009
H M M E P S D
« Kor   Tet »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: