KF APOLONIA

Gërço: Më vjen mirë që jam pjesë e kësaj Apolonie

Posted on: Gusht 19, 2009

Mesfushori Julian Gërço beson se ekipi i qytetit të tij është i gatshëm për të pretenduar

Edhe pak ditë na ndajnë nga “ruleta” e Kampionatit të 71 të Kombëtar të Futbollit dhe skuadra e Apolonisë duket se e ka konturuar ekipin e duhur, që do të përballojë një garë të tillë. I tejmbushur dhe një ngarkesë të madhe futbollistësh, kampi bardhejeshil pikërisht këtë gjë ka dhe problemin më kryesor, pra, cilët do të jenë futbollistët që do të mbeten në gadishmëri dhe dispozicion të ekipit për këtë edicion, pasi numri aktual i tyre i kalon të tridhjetët. Sigurisht, i ndodhur në kushte të tilla, trajneri Karishik patjetër do të jetë i detyruar të bëjë njëfarë selektimi, duke përzgjedhur mes tyre, ndërsa një numri të vogël futbollistësh, ndoshta do t’u duhet të luajnë me huazim këtë sezon.

E rëndësishme është se dominon një situatë e qetë dhe optimiste dhe skuadra duket se është kthyer në një burim të madh besimi edhe për tifozërinë vendëse, e cila, deri para pak kohësh, nuk para besonte fort se Apolonia do të arrinte të konsolidonte një ekip pretedentësh. Megjithatë, duke parë dhe përforcimet e fundit, gjërat janë përmirësuar ndjeshëm dhe ka më tepër shpresa. Një nga futbollistët që do të luajë këtë sezon për ngjyrat bardhejeshil, është edhe mesfushori Julian Gërço, i cili rikthehet në skuadrën “mëmë”, pasi ka luajtur gjatë dy sezoneve në fushta futbollistike të Shqipërisë së Mesme, me Elbasanin dhe me Shkumbinin. Rikthimi i Gërços tek Apolonia është një armë më shumë për mesfushën fierake dhe një gur i fortë edhe për trajnerin Karishik, pasi janë të njohura aftësitë që ka ky futbollist, i cili dallohet për forcën fizike dhe karakterin e theksuar luftarak në mesin e fushës, pa harruar që është edhe një ndihmë e madhe në aksionet sulmuese të ekipit të tij, se jo rrallë mund të marrë përsipër edhe rolin e shënuesit. Me karakteristika të tilla, Gërço bëhet një futbollist për të cilin skuadra fierake ka nevojë.

Dhe ai nuk ka hezituar që këtë sezon të mos vlerësojë asnjë ofertë tjetër, përveç asaj të drejtuesve të Apolonisë. Momentalisht, Gërço kryen stërvitje të diferencuar, pasi ndodhet në një moment rikuperimi, pas një dëmtimi të pësuar në stërvitje dhe normalisht që ai do të jetë gati me fillimin e kampionatit për të luajtur me ekipin. “Dua të theksoj formën që ka marrë ekipi ynë pas fazës përgatitore në Serbi, apo dhe përgatitjeve intensive që ne kemi bërë në qytetin tonë. Unë i kam ndjekur me kujdes ndeshjet që kanë zhvilluar shokët e skuadrës dhe them se ata më kanë entuziazmuar dhe më kanë bërë që të besoj se çdo gjë këtë vit do të ecë sipas parashikimeve dhe objektivave tona.

Në paraqitjet tona në ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar, kemi funksionuar si një ekip solid dhe i disiplinuar taktikisht, pa harruar dhe freskinë fizike gjatë gjithë ndeshjes. Mua më vjen mirë që jam pjesë e kësaj Apolonie dhe, tashmë që po e lë pas dëmtimin, jam gati që të jam më të mirën time të mundshme për këtë ekip. E theksoj edhe njëherë se mund të shkojmë shumë larg dhe mund të arrijmë rezultate shumë të mira këtë kampionat”, ka thënë msefushori i Apolonisë së Fierit, Julian Gërço.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2009
H M M E P S D
« Kor   Tet »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: