KF APOLONIA

Elmazi: E vështirë të jesh titullar tek Apolonia

Posted on: Gusht 19, 2009

Mbrojtësi fierak Erald Elmazi nuk i trembet konkurrencës në ekipin bardhejeshil

Erald Elmazi, një nga mbrojtësit e skuadrës së Apolonisë, gëzon edhe një status disi të veçantë, si pakkush në skuadrën myzeqare. Elmazi është një nga produktet e spikatura të viteve të fundit të shkollës fierake të futbollit, pasi ka ardhur nga ekipet e moshave të këtij klubi. Kjo ia rrit edhe më tepër kredon këtij futbollisti të ri, i cili ka filluar të bëjë skalitjen e portretit të vet sportiv. Një faktor ndihmës për Elmazin është edhe prania në këtë skuadër e futbollistit tjetër fierak, Mariglen Shoshi, i cili i ka ngjitur me ritme të përshpejtuara shkallët në gjirin e Apolonisë. Duhet thënë se, për Elmazin, Shoshi është një pikë orientuese dhe një model i mirë që shërben si referencë për mbrojtësin ambicioz të fierakëve, ndonëse diferenca moshore e tyre është fare e vogël. Gjithsesi, brenda dy sezoneve të fundit, Elmazi është rritur si futbollist dhe është përpjekur në maksimum që të pasqyrojë në fushën e lojës pjesën më të mirë të formës së tij. Pavarësisht se ai e ka nisur lojën edhe nga stoli, duhet nënvizuar fakti se sezonin e kaluar në superligë, Elmazi është aktivizuar në 18 ndeshje për Apoloninë. Tashmë ai është 21 vjeç dhe është i gatshëm për të filluar një tjetër sezon me ngjyrat e skuadrës së qytetit të vet, por në një kampinat që do të jetë edhe më i vështirë se sezonin e kaluar dhe e gjithë kjo për arsye se Apolonia ka prurje të shumta në të gjitha repartet, ashtu dhe në atë të prapavijës. Asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për të luajtur në formacionin e parë të Apolonisë, pasi gjithmonë ka pasur futbollistë shumë të mirë në përbërje të saj. Edhe këtë vit, pavarësisht se është rritur cilësia, them se ekziston e njëjta atmosferë në pamje të parë, që do të thotë se ai që bind me formën e tij, e ka të hapur derën e titullarit. Nuk kam qenë ndonjëherë i shqetësuar për këtë problem, por unë ndihem mirë që jam pjesë e një ekipi që nuk mendon vetëm për një sezon. Motoja ime ka qenë e qartë përherë: të bëj më të mirën dhe të jem i gatshëm sa herë që skuadra ka nevojë që të jap kontributin tim. Për të bërë më të mirën, është një detyrim dyfish këtë sezon, pasi edhe synimet për të cilat po futemi në këtë kampionat janë më të përzgjedhura, – thotë ndër të tjera Erald Elmazi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2009
H M M E P S D
« Kor   Tet »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: