KF APOLONIA

Apolonia u hedh dorashkën pretendentëve

Posted on: Gusht 19, 2009

Sot do të jetë dita e startimit të javës anti Teutë për Apoloninë, një skuadër që do t’i duhet që të japë provën e vërtetë të forcës së saj në ndeshjen e së dielës kundër durrsakëve. Pasi ka lënë pas një numër të kënaqshëm ndeshjesh miqësore të luajtura gjatë fazës përgatitore, ka ardhur çasti që skuadra e trajnerit Karishik të hedhë “dorashkën” për sezonin e ri, për të bindur së pari veten se mund të arrijë objektiva më të larta dhe pastaj edhe opinionin sportiv se do të jetë një skuadër konstante dhe me qëndrueshmëri, duke lënë pas oshilacionet e sezonit të kaluar.

Eshtë një ekip që ditët e fundit ka marrë një fizionomi tërësisht të re, kjo edhe për vetë faktin e mbërritjes së shumë futbollistëve të tjerë që janë bërë pjesë e kontigjentit të skuadrës për edicionin e ri. Njëri prej tyre është edhe futbollisti i ri fierak Andi Ribaj, i cili pasi ka luajtur një sezon të shkëlqyer me skuadrën e kategorisë së dytë, Vlorën, është rikthyer te skuadra fierake, por tashmë si një pretendent serioz për një vend në formacionin titullar. Edhe pse ende nuk i ka mbushur të njëzetat (ka lindur më 21.11.1989), kjo nuk e ka penguar që sezonin e kaluar sulmuesi fierak të ishte shënuesi më i mirë i Vlorës, me 15 gola të shënuar. Paraqitjet e tij tek Apolonia këtë periudhë përgatitore dhe në ndeshjet miqësore që ai ka luajtur kanë qenë mbresëlënëse dhe kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit Karishik, për të cilin Ribaj është i vlefshëm edhe pas dy sulmuesve kryesorë të skuadrës së tij.

Vetë futbollisti është i kënaqur për rikthimin e tij tek Apolonia dhe për këtë sezon të ri me skuadrën e qytetit të vet. “Do të jetë një tjetër përvojë e bukur për mua, aq më tepër që këtë sezon jam pjesë e një Apolonie mjaft të përforcuar dhe pretenduese. Ndihem mirë që jam pjesë e këtij ekipi ku janë mjaft mirë të gërshetuar si futbollistët me përvojë, ashtu dhe ata të rinj. Eshtë një skuadër për të cilën ia vlen të luftosh, jo vetëm në emër të peshës që ka fanella e qytetit, por edhe për seriozitetin e drejtuesve të të gjitha rangjeve në këtë klub. Gjëja që më shqetëson më pak është pikërisht ajo që shumëkush e quan “problem” të Apolonisë, konkurrencën e madhe dhe sigurimin e një vendi në formacionin bazë.

Jo vetëm unë, por mendoj se asnjë futbollist nuk ka ardhur me mendësinë se do ta gjejnë shtruar dhe një vend vetëm për ta. Me këtë dua të them se jam i përgatitur për të luftuar dhe merituar vendin në formacionin e titullarëve, pastaj vendimi i takon trajnerit tonë,” – është shprehur futbollisti i talentuar i Apolonisë, Andi Ribaj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2009
H M M E P S D
« Kor   Tet »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: