KF APOLONIA

Çudia “Apolonia”, 50 paketa aksionesh në shitje

Posted on: Gusht 6, 2009

Skuadra fierake ka nxjerrë në treg një pjesë të aksioneve, duke u dhënë mundësi bizneseve t’i blejnë

Për opinionin futbolldashës mund të duket e çudtishme, por drejtuesit e Apolonisë gjithmonë janë shfaqur avangardë në mënyrën sesi e konceptojnë zhvillimin e futbollit në vend. Kanë qenë ndër të parët që kanë investuar në ndërtimin e akadenisë së futbollit, janë të vetmit që nënshkruajnë kontrata jo më pak se tre vjet, madje nismëtarët për krijimin e Ligës Profesionistë, por nuk ndalen këtu. Shoqëria aksionere e formuar nga biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima dhe Bashkia e Fierit kanë nxjerrë së fundmi në shitje një pjesë të aksioneve të klubit. Janë 50 paketa aksionesh, me vlerë 10 mijë euro secila.

Ato mund t’i blejë kushdo, mjafton të ketë të paktën shumën e sipëpërendur, për të bërë të vetën të paktën një paketë. Qëllimi? Në njëfarë mënyrë, është një lloj përfshirjeje në bursë, që do të thotë se më rritjen e vlerës së klubit, që natyrisht vjen edhe nga rezultatet e mira, rriten edhe vlerat e aksioneve. Personat jurikë por edhe fizikë, që dëshirojnë të blejnë një apo disa paketa të aksioneve, mund të nxjerrin sërish ato në shitje për arsye përfitimi. Kjo mënyrë menaxhimi i klubit, jep shumë më siguri financiare për të ardhmen, por njëkohësisht nxit shumë bizenseve të investojnë në një fushë që deri dje konsiderohej me humbje. Në pamje të parë, investimi në futboll të jep përshtypjen se gjithçka bëhet për dashamirësi apo për emër, por më botë ndodh edhe për qëllime përfitimi.

Mjaftojmë të kujtojmë se fituesja në fuqi e Ligës së Kampionëve, Barcelona, është një klub që ka me mijëra paketa aksionesh, pjesa e madhe e të cilave zotëohet nga tifozët. Që do të thotë se paratë e tyre janë të investuara diku. Kjo mënyrë menaxhimi, e shtruar së fundmi nga drejtuesit e Apolonisë, mund të duket e parakohshme dhe ndoshta jashtë mundësive të realitetit shqiptar, megjithatë është një hap i madh drejt komercializimit të futbollit, që kjo lojë e bukur të futet në botën e biznesit, që do të thotë më shumë investime dhe rritje cilësore në të ardhmen.

Karishik: Na duhet akoma shume pune

Apolonia ndodhet në kulmin e përgatitjeve të veta që skuadra po zhvillon në Peshter të Serbisë. Prej afro dy javësh fierakët janë akomoduar dhe mjedisuar siç duhet dhe me klimën në shtetin ballkanas. Kanë qenë ditë të ngjeshura me seanca stërvitore, por edhe me ndeshje miqësore. Apolonia ka zhvilluar tri ndeshje miqësore dhe i ka fituar të tria ato: 3-2 me Jezer, 2-0 me Sjenicën dhe 2-1 me Joashanicën.

“Jam përgjithësisht i kënaqur me ekipin gjatë kësaj kohe. Kemi pasur mundësinë që të krijojmë një përfytyrim më të qartë për fizionominë e skuadrës dhe të jemi më konkretë në atë që na duhet të punojmë fort për të përmirësuar. Unë nuk dua të ndalem në elemente konkrete, por është larg për të pretenduar se kemi një skuadër që nuk ka nevojë për përmirësime. Pra, na duhet punë për të bërë dhe do të bëjmë çdo gjë ku gjërat nuk shkojnë dhe shumë mirë,” – thotw trajneri i Apolonisw, Esad Karishik.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2009
H M M E P S D
« Kor   Tet »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: