KF APOLONIA

Apolonia i ka të qarta piketat për sezonin e ri

Posted on: Gusht 6, 2009

Fierakët i kanë dhënë fund fazës përgatitore në Serbi, por jo punës për sezonin e ri

Pasi ka kryer fazën përgatitore në Serbi, skuadra fierake tashmë ndihet më e konsoliduar dhe futbollistët e saj kanë arritur të përmirësojnë ndjeshëm të gjithë parametrat tregues të kondicionit të tyre, fizik dhe teknik. Ditët e qëndrimit në tokën serbe janë shfytëzuar më së miri nga ana e fierakëve. Ka qenë programi i ngjeshur, i koordinuar dhe i detajuar mirë nga ana e drejtuesve të klubit dhe stafit teknik, por edhe ndeshjet miqësore që Apolonia ka zhvilluar në Peshter, ato që kanë mundësuar këtë stad të ekipit fierak.

Dhe, në të vërtetë, ky ka qenë dhe qëllimi me të cilën skuadra ndërmori udhëtimin drejt Serbisë. Gjithsesi, siç është theksuar nga deklaratat e vijueshme të stafit teknik të fierakëve, skuadra ka ende punë deri në performimin më të mirë të mundshëm të saj. Në lidhje me këtë pikë, mbetet për t’u parë se ç’do të bëjë trajneri Karishik dhe masat që ai do të ndjekë për periudhën që skuadrës i ka mbetur në dispozicion deri në fillimin e kampionatit.

Sipas kryepankinës fierake, edhe javët e mbetura deri në prologimin e Kampionatit të 71‑të do të jenë të ngjeshura me përgatitjet intensive të skuadrës dhe, natyrisht, edhe me organizimin e disa ndeshjeve të tjera miqësore me skuadra vendëse. “Asnjëherë nuk përjashtohet mundësia që një ekip të kapë një formë gjithnjë e në rritje. Të gjithë synojnë drejt maksimales, por edhe kjo mbetet relative, ‑ thotë kryetekniku fierak.

‑ Për një skuadër me prurje elementësh cilësorë dhe me futbollistë që e kanë të shprehur dëshirën për suksese të reja dhe më të larta, asnjëherë nuk është e mjaftë puna dhe stërvitja, këmbëngulja dhe rritja e kërkesës ndaj vetes. Duhet thënë se futbollistët janë në nivelin e përgjegjësisë së asaj që u është ngarkuar dhe u kërkohet, megjithatë na mbeten ditë në dispozicion deri në fillimin e kampionatit dhe ne do të vazhdojmë të rritim edhe më tej nivelin e lojtarëve në veçanti dhe të skuadrës në përgjithësi.”

Ndërkohë, për Apoloninë vazhdon të mbetet e hapur merkatoja. Kjo, pasi këtë sezon edhe kërkesat për të afirmuar një skuadër më me reputacion në superligë, janë më të larta. Drejtuesit e skuadrës janë të kujdesshëm në përzgjedhjen e futbollistëve, për të mos bërë blerje të nxituara, sikurse në ndonjë rast në sezonin e kaluar, dhe kjo nuk mund të konsiderohet vonesë nga ana e tyre.

Në të vërtetë, Apolonia i ka të qarta piketat dhe pistat në të cilat punon për të siguruar futbollistët që i nevojiten dhe drejtuesit e klubit shprehen optimistë se do të mundësohet gjithçka, siç duhet dhe kur duhet. Sipas presidentit të fierakëve, Endri Puka, Apolonia do të kërkojë të përforcohet të paktën edhe me pesë lojtarë të tjerë, të cilët u përkasin reparteve të ndryshme

Kështu, bëhet fjalë për një portier, për një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të majtë dhe për dy mesfushorë krahu. Puka është shprehur se janë shqyrtuar disa mundësi deri tani, por Apolonia nuk është ngutur për të bërë goditjet e saj, pasi niveli i këtyre lojtarëve pretendohet që të jetë kualitativ. “Ne kemi synimet tona serioze dhe të patjetërsueshme për këtë sezon. Kësisoj edhe futbollistët që do të ofrohen me skuadrën do të jenë lojtarë të aftë për të bërë diferencën. Nuk themi se jemi të vonuar, pasi koha është në favorin tonë”, ‑ ka thënë presidenti i klubit fierak, Puka.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2009
H M M E P S D
« Kor   Tet »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: