KF APOLONIA

Apolonia, gati themelet për synimet ambicioze

Posted on: Gusht 6, 2009

Fierakët përfundojnë me sukses fazën përgatitore në Serbi. Stafi i ekipit, i kënaqur me gjendjen

Fierakët kanë përfunduar fazën përgatitore dhe janë kthyer në qytetin e tyre. Apolonia ka qenë akomoduar në Peshter të Serbisë për zhvillimin e kësaj faze, qysh prej 19 korrikut dhe ka qëndruar atje për më tepër se dy javë. Stafi teknik e vlerëson mjaft të frytshme këtë periudhë përgatitore të skuadrës, gjatë së cilës ka pasur mundësi për të krijuar një ide më të qartë dhe më të plotë mbi formën e secilit futbollist, si rrjedhojë edhe të zhvillimit të pesë ndeshjeve miqësore. Rezultantja e përgjithshme është pozitive për skuadrën dhe gjendjen e saj.

Ekipi ka shënuar rritje të kënaqshme në të gjithë treguesit dhe në bllokun e shënimeve të trajnerit Karishik mbeten disa shënime në numër të minimizuar në lidhje me atë që skuadra duhet të përmbushë, për të qenë edhe më e gatshme për fillimin e një tjetër sezoni të gjatë e të lodhshëm e, njëherazi, me më tepër synime të mbara për fierakët.

Sipas njërit prej zv.trajnerëve, konkretisht përgatitësit të portierëve Adrian Balla, kjo fazë përgatitore i ka shërbyer mjaft ekipit dhe futbollistët kanë mundur të përfitojnë rritje të ndjeshme të formës së tyre. “Janë të domosdoshme faza të tilla, aq më tepër që e kemi zhvilluar në një vend me kushte optimale, si nga pozicioni gjeografik, ashtu dhe nga klima, ‑ thotë zëvendëstrajneri fierak. ‑ Kanë qenë dy javë shumë të rëndësishme për lojtarët e skuadrës sonë, të cilët kanë shfaqur një preokupacion në rritje pas çdo seance të zhvilluar.

Edhe gjatë ndeshjeve miqësore që kemi zhvilluar, është vënë re se ekipi ka pasur një komportim të mirë dhe ka mundur që në fushë të shprehë lojëra të bukura, madje dhe rezultative. Mund të them se ka qenë faza më e rëndësishme për ekipin tonë, por sigurisht që do të na duhet ende të punojmë. Pjesën e mbetur dhe punën për të evituar ndonjë mangësi të skuadrës, do ta vazhdojmë në Fier. Një e veçantë e rëndësishme që unë do të doja ta theksoja dhe që ka qenë karakteristike për futbollistët e skuadrës sonë, që nga momenti i parë i grumbullimit për këtë sezon, ka qenë pikërisht besimi që lexohet në sytë e tyre, një besim që flet për një sezon të veçantë e cilësor.

Kjo ka bërë që ne të jemi optimistë për mënyrën dhe objektivat për të cilat do të futemi në garë. Sigurisht, me përforcimet që i kemi në objektiv dhe që shumë shpejt do të jenë të prekshme, Apolonia do të jetë një skuadër që do të synojë t’i japë më shumë tonalitet kampionatit superior.”

Më tej, Balla është ndalur edhe në një vlerësim që bën për portierin Haxho, i cili, në kampionatin e kaluar është shndërruar befas nga portieri i heshtur i pankinës, në protagonist të skuadrës. Në ndeshjet miqësore që Apolonia ka zhvilluar në Serbi, Haxho ka qenë portieri i vetëm që ka mbrojtur portën fierake dhe ka treguar një formë të mirë sportive. “Eshtë një portier që punon dhe stërvitet gjithmonë me seriozitet dhe është kërkues ndaj vetes. Të kërkosh të japësh më të mirën është pozitivitet për çdo lojtar. Haxho është një portier i ri, shumë i talentuar dhe patjetër që do të vijë duke u rritur si sportist. Eshtë i qetë dhe gjakftohtë dhe i pret me sportivitet vendimet e marra. Një portier, tek i cili mund të besosh pa frikë,” ‑ është shprehur zv.trajneri i Apolonisë, Adrian Balla.


Fierakët, tani në “shtëpi”

Skuadra fierake ka mbërritur dje në qytetin e saj, aty ku do të zhvillojë pjesën tjetër të përgatitjeve. Pas dy javëve të fazës përgatitore të zhvilluar në Serbi, dita e mërkurë do të jetë pushim për Apoloninë, për të rifilluar stërvitjen ditën e enjte, në mjediset e stadiumit “Loni Papuçiu”. Tani për fierakët nis faza e fundit e përgatitjeve për sezonin e ri, ku harmonizimi i ekipit dhe zhvillimi i mëtejshëm i aftësive taktike do të jenë një përparësi dhe rifinitura që do t’ia japë Apolonisë trajneri Karishik dhe stafi i tij.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Gusht 2009
H M M E P S D
« Kor   Tet »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: