KF APOLONIA

Karishik: Të ndërtojmë një Apoloni për në Europë

Posted on: Maj 25, 2009

Trajneri Esad Karishik kërkon të qëndrojë në Fier, për të ngritur një ekip akoma më të fortë

Eshtë një nga “kyçet” e suksesit të skuadrës fierake. Ai është ulur në drejtimin e Apolonisë në javën e 10-të të këtij kampionati, për të zëvendësuar trajnerin e mëparshëm, Gerti Haxhiu. Opinioni sportiv shqiptar vuri re një fytyrë serioze dhe nerva të hekurta të trajnerit boshnjak Esad Karishik, atij që kishte pranuar sfidën për të drejtuar një ekip shqiptar si Apolonia.

Dhe nga Shkumbini te Shkumbini, Karishik do të përmbushte objektivin minimal që skuadra fierake pretendonte në këtë sezon: qëndrimin në kategori. Ka një fakt interesant: Karishik e ka drejtuar Apoloninë për herë të parë në javën e 10-të në një ndeshje kundër Shkumbinit në Peqin (humbje e Apolonisë 0-2) dhe e ka mbyllur këtë sezon po kundër Shkumbinit në Fier (fiton Apolonia 3-1). Dhe pas kësaj ndeshjeje të fundit, protagonisti i suksesit të fierakëve shprehet gjithë entuziazëm, emocione, por edhe optimizëm të pafshehur për të ardhmen.

“Eshtë vërtet një fitore e madhe, deklaron Karishik. Nuk them vetëm për këtë ndeshje, por për të gjithë atë çka bëri të mundur Apolonia. Ne kemi pasur krizë rezultatesh, por jo krizë loje dhe unë e kam deklaruar që, po fitova me Elbasanin, do të mbetemi në superligë. Kemi pasur rritje në rezultate, sidomos në ndeshjet e fundit dhe kjo ka bërë që Apolonia të mundësojë qëndrimin e saj në superligë. E kemi merituar me lojë çdo gjë dhe nuk duhet harruar se jemi skuadra e katërt që ka shënuar më shumë gola në këtë kampionat.

Pas këtij pushimi dhe festës së natyrshme, do të mendojmë për ekipin dhe për synimet e tjera. Ideimi ynë është për një skuadër në kupat e Europës.” Por nuk mjaftohet me kaq. Pasi ka lënë të hapur mundësinë e drejtimit të Apolonisë edhe sezonin e ardhshëm, trajneri Karishik prek edhe çështjen e performancës së skuadrës për të ardhmen, ku, për të synuar Kupat e Europës, natyrisht që kërkohen futbollistë më cilësorë në përbërje.

“E kemi menduar një gjë të tillë dhe nuk e kemi lënë pas dore edhe çështjen e përforcimit të Apolonisë. Momentalisht, mund t’ju them vetëm se kemi piketuar 4-5 futbollistë nga kampionati shqiptar dhe një portier serb. Gjithashtu, po studiojmë në tregun e huaj edhe për lojtarë të tjerë. Besoj se do të krijohet një Apoloni shumë më e fortë dhe më dinjitoze, e aftë të konkurojë dhe të përballojë luftën për pozicionet që të çojnë në Europë,” është shprehur mes të tjerash trajneri Karishik.

Një finish për t’u përshëndetur për fierakët

Një fund i lumtur, i ardhur pas jo pak, por pas plot 33 javësh të tejmbushura me gjithfarë episodesh që mund të shoqërojë kampionatin superior në Shqipëri. Megjithatë, “finalja” ka qenë e ndarë në dy pjesë, ashtu siç ndodh rëndom në çdo garë dhe aktivitet. Një pjesë gëzojnë arritjet e objektivave, ndërsa grupimi tjetër i skuadrave mbetet brenda zhgënjimeve. Brenda “logjikës” së një kampionati të sapopërfunduar, Apolonia i ka bërë një mbyllje kampionësh këtij sezoni, teksa ka arritur tri fitore radhazi në javët e fundit.

Plot 9 pikë, 8 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar në tri javët e fundit, i dhanë Apolonisë të drejtën për të siguruar qëndrimin e drejtpërdrejtë në kategorinë superiore. Dhe fierakët bëjnë bilancin e këtij kampionati: ata janë renditur të tetët në renditje, me 11 fitore, 5 barazime dhe 17 humbje, kanë një golavarazh 37-43 dhe kanë grumbulluar 38 pikë. Në vetvete, skuadra fierake është “poseduese” e disa rekordeve në këtë kampionat.

Kështu, Apolonia është ekipi që ka humbur më shumë se çdo skuadër tjetër, plot 17 herë, skuadra që ka barazuar më pak, vetëm 5 herë dhe skuadra që ka pësuar më shumë gola se çdokush tjetër, 43 të tillë.

Por, nuk duhet harruar gjithashtu se Apolonia mban vendin e katërt në renditjen e skuadrave që kanë shënuar më shumë gola. Më shumë se fierakët kanë shënuar vetëm tri skuadrat e para në renditje: Tirana, Vllaznia dhe Dinamo. Megjithatë, statistikat tashmë sfumohen përballë faktit që Apolonia arriti përmbushjen e objektivit të vet. Fierakët vazhdojnë t’i gëzohen qëndrimit në superligë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Maj 2009
H M M E P S D
« Pri   Qer »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
Këtë e pëlqejnë %d blogues: