KF APOLONIA

Apolonia, besimi tani është më i madh

Posted on: Prill 27, 2009

Pas fitores ndaj Elbasanit, fierakët e shohin plot shpresë qëndrimin në superiore

Një fitore emocionante, që ka ngritur peshë gjithë mjedisin futbollistik fierak, me atë që ka treguar të shtunën në fushën e lojës ekipi i Apolonisë. Lojë me rendiment, fantazi, organizim perfekt, qëndrueshmëri për t’u vlerësuar dhe karakter loje kanë qenë karakteristika e skuadrës që është kurorëzuar fituese në këtë takim.

Nuk mund të shfaqej një Apoloni ndryshe dhe, në rast se do të shënohej një rezultat tjetër, veç fitores, mund të thuhej me gojën plot se skuadra kish bërë një hap të sigurt drejt kategorisë së parë.

Por çdo gjë është finalizuar sipas strategjisë të trajnerit Esad Karishik, i cili ka ndërtuar një formacion elastik dhe tepër funksional në fushën e lojës, duke pasur një fytyrë të vërtetë sulmuese dhe duke e vënë vazhdimisht në vështirësi mbrojtjen mike, edhe pse futbollsitët e këtij reparti tek Elbasani janë nga emrat më të spikatur të kampionatit shqiptar.

Pikërisht këtu fitohen edhe më tepër pikë nga loja e skuadrës fierake dhe nga fitorja me shifra sugjestive, duke dëshmuar dominancë të plotë ndaj verdhebluve në çdo sektor të fushës.

Apolonia ka qenë një skuadër shkatërruese dhe e frikshme në këtë takim, gjë që ky ekip e ka bërë jo shpesh në këtë kampionat, por që i shkon shumë për shtat ky lloj kostumi, e alternuar me freskinë fizike të lojtarëve të saj. Golat e “trios” serbe: Sead Haxhibuliç Bërkiç Semir Haxhibuliç kanë qenë edhe një herë provë e vërtetësisë së peshës që këta futbollistë mbajnë te skuadra fierake.

“Ka qenë një ndeshje e shkëlqyer e futbollistëve të mi dhe rezultati i pastër mund të kishte qenë edhe më i thellë në shifra, Kemi luajtur me disiplinë të lartë taktike dhe me kujdesin e duhur në çdo repart dhe kjo e ka dhënë rezultatin dhe frytin e pritshëm. E kisha bindje që skuadra nuk mund të gabonte dhe realisht është shfaqur në nivelet që ne kërkojmë ta mbajmë gjithmonë Apoloninë.

Megjithatë, duke mos dashur të tregohemi shumë euforikë, them se kjo ka qenë një fitore e radhës, ose më mirë, një e ashtuquajtur detyrë shtëpie për ne. Eshtë e vërtetë që jam shprehur optimist nëse do të kalonim me fitore këtë ndeshje, por duhet pranuar edhe vështirësia.

Janë shumë skuadra në lojë dhe gara është bërë edhe më grishëse pas ngjeshjes së javës së fundit. Patjetër që luftojmë fort për ta shmangur edhe zonë e ndeshjeve suplementare dhe do të përpiqemi deri në sekondën e fundit të kampionatit që të sigurojmë qëndrimin direkt në superiore.

Sinqerisht që unë e besoj diçka të tillë dhe nuk e kam vetëm si element motivues për skuadrën,” – është shprehur trajneri Karishik. Deklaratat e trajnerit të Apolonisë gjejnë përkrahjen edhe nga futbollistët e ekipit fierak.

Goleadori Mladen Bërkiç, i cili ka kërkuar ovacionet e tifozërisë fierake gjatë gjithë ndeshjes dhe e ka shpërblyer me gol lojën e tij të mirë, ndihet i kënaqur jo vetëm për golin e tij, që vjen pas disa javësh që nuk shënonte, por kryesisht ndihet mirë për fitoren e ekipit të tij, një rezultat që ka rritur ndjeshëm gjendjen morale dhe ka kthyer optimizmin te skuadra. “E patë, Apolonia u kthye në atë skuadrën që bën çudira në fushë.

Pikërisht këtë kërkojmë dhe duam që të japim spektakle të tilla sa më shumë. Besoj se nuk është kjo ndeshja e fundit me të tilla nivele dhe me një kualitet të tillë loje. Çdo ndeshje do të jetë një finale më vete dhe ne do të japim më të mirën në fushë,” është shprehur “flash” pas ndeshjes sulmuesi serb i Apolonisë, Mladen Bërkiç, autori i golit të tretë për skuadrën e tij.

Tifozët fierakë: Do të jemi edhe më pranë

Gati 6000 tifozë kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Loni Papuçiu” në ndeshjen me Elbasanin, duke përkrahur gjatë gjithë kohës skuadrën fierake. Veç flamujve të stërmëdhenj, tifozëria e Apolonisë nuk ka pushuar të brohorasë në kor emrat e lojtarëve të ndryshëm të Apolonisë, duke i motivuar dhe karikuar ata dhe më tej.

“Më në fund, ka qenë një fitore që na ka rritur besimin për mbijetesën e ekipit tonë. Asnjëherë nuk do ta ndalim përkrahjen në adresë të skuadrës dhe do të jemi pranë saj në çdo moment,” shprehen tifozët e grupimit karizmatik “Brigada C”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Prill 2009
H M M E P S D
« Mar   Maj »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: