KF APOLONIA

Apolonia, rreziku më pranë se kurrë

Posted on: Mars 19, 2009

Fierakët tani janë vetëm një pikë më shumë nga zona e rënies direkt nga superliga

Edhe ndeshja me shkodranët ka pasur një përfundim të hidhur për fierakët, duke humbur sërish dhe duke shtuar pikëpyetjet e veta për fatin e mëtejshëm të Apolonisë në kampionat. Bardhejeshilët janë ngërthyer në kuotën e 24 pikëve dhe nga java në javë vetëm sa po shtojnë humbjet.

Kanë qenë fare pranë barazimit me Vllazninë dhe kjo do të ishte e keqja më e vogël, por pika u ka ikur duarsh në dy minutat e fundit, duke mos i shpëtuar dot goditjes së miqve. Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se Apolonia ka prodhuar lojë në këtë ndeshje, ka luajtur në nivele të barabarta me Vllazninë dhe disa herë i është afruar golit të avantazhit. Por ndoshta mbi fierakët akoma rëndojnë hijet e ndeshjeve të kaluara dhe skuadra duket se ende nuk është e qetë prej tyre, gjë që po çon në thellimin e rezultateve negative.

Në aspektin e lojës, fierakët janë munduar të ndryshojnë disi, duke u përpjekur të aplikojnë edhe pasin e shkurtër, duke mos i qëndruar standard lojës me harkimet e topave në zonë që kërkojnë gjithmonë kokën e sulmuesve Bërkiç e Sead Haxhibuliç.

Në pjesën e parë kanë qenë disa momente të mira për Bërkiç dhe Meton, ndërsa në pjesën e dytë rendimenti i këtyre futbollistëve ra ndjeshëm dhe rrezikshmëria në portën e Grimës ka filluar të zbehet. Megjithatë, nuk është se Apolonisë i kanë munguar rastet për shënim, por faza finalizuese ka lënë shumë për të dëshiruar.

Në këtë ngjeshje që ka fituar tashmë fundi i tabelës, trajneri Karishik e ndjen si domosdoshmëri daljen sa më shpejt te pikët, pasi skuadra mund të prekë në mënyrë të menjëhershme edhe fundin e renditjes. Por trajneri i fierakëve nuk e ul dozën e motivimit për skuadrën e tij, teksa shprehet se ka ndeshje të tjera.

“Sigurisht që Apolonia është e rrezikuar, por ka akoma shumë ndeshje në dispozicion. Skuadrat në fundin e tabelës janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe një fitore në këto momente të bën shumë punë.

Nëse do të ndalemi në kalendarin e ndeshjeve që kemi zhvilluar, janë lënë pas takimet me skuadrat më të vështira dhe tani do të na duhet që në tri takime, të luajmë me skuadrat që janë pranë nesh në renditje, pra me konkurrentët tanë, duke mos llogaritur Tiranën.

Këtu do të duket dhe forca jonë, pikërisht në ndeshjet me rivalët tanë të drejtpërdrejtë, ku ne do të mundohemi të tregojmë aftësitë tona për të fituar dhe për të krijuar një farë distance të mundshme me ta, të cilën do të përpiqemi ta ruajmë të paprekshme deri në fund.

Ekipi i Apolonisë ka një kualitet futbollistësh që ia vlejnë për në superligë, kemi mbështetjen e publikut dhe qytetit tonë dhe mendoj e besoj se do të kemi një rezultat pozitiv, për sa i përket qëllimit final për mbijetesën në kampionatin superior”, – është shprehur boshnjaku i stolit fierak.

Duke e cilësuar si një provë jashtëzakonisht të vështirë ndeshjen me Tiranën, Karishik ka kërkuar nga futbollistët që të mbetet pas kjo humbje, që erdhi edhe për mungesë fati, dhe vëmendja të fokusohet te takimi me bardheblutë.


Fierakët, tri humbje nga Vllaznia e Dinamo

Vllaznia dhe Dinamo janë të vetmet skuadra deri tani që i kanë rrëmbyer 9 pikë të plota Apolonisë në tri takimet e luajtura këtë kampionat. Për rastësi, edhe Dinamo edhe Vllaznia kanë luajtur nga një takim me stadium të boshatisur në Fier. Në dy ndeshjet e tjera me shkodranët, Apolonia kishte shënuar nga një gol, ndërsa në ndeshjen e fundit nuk arriti ta bënte një gjë të tillë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Mars 2009
H M M E P S D
« Shk   Pri »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: