KF APOLONIA

Apolonia, për të mos e pësuar në fund

Posted on: Mars 19, 2009

Fierakët tani e tutje nuk do të shohin kë kanë përballë, por do kërkojnë pikë

Kur kanë mbetur edhe plot 9 javë nga mbyllja e kampionatit, Apolonia bën një bilanc të asaj që ka arritur dhe të asaj rruge që mbetet deri në përfundim. Normalisht, që në analizën e tyre, ata nuk e lanë jashtë vëmendjes pozicionin e keq në të cilin ndodhen dhe detyrat specifike se si duhet të dalin nga kjo gjendje ku vuajnë për javë të tëra.

Eshtë e çuditshme se si një skuadër që për një moment pretendonte mesin e tabelës dhe ishte fare pranë kësaj renditjeje edhe me pikë, një skuadër që kalonte nga fitorja në fitore plot katër të tilla, si rrallë ekipe të tjera, t’i falej kahut tjetër, duke kaluar nga njëra humbje në tjetrën.

Nuk është se ka humbur besimi te stafi dhe futbollistët, por duket se edhe fati apo të tjerë faktorë kanë ndikuar kundër Apolonisë, duke bërë që momenti të cilin po përjetojnë të mos e lërë të qetë skuadrën. Për një çast të caktuar duket se lien mënjanë të gjitha negativitetet dhe përqendrimi ndodh vetëm në një pikë, në ndeshjen pasardhëse.

Dihet mirë shkalla e vështirësisë dhe ngarkesa që ekipi duhet të përballojë ndaj Tiranës, ndaj një skuadre që nuk do të donte të lejonte një tjetër lënie pikësh ndaj një skuadre që lufton për mbijetesë. Kalendari i fazës së tretë është i tillë, që je i deturuar t’i përballosh skuadrat e kreut në seri. Kështu, pas Dinamos e Vllaznisë, vjen Tirana, një tjetër ekip që pretendent.

Detyra e Apolonisë është që të luajë për veten e vet, duke kërkuar dhe jo duke pritur nga kjo ndeshje. Për zëvendëstrajnerin fierak, Dhimitër Papuçiu, kundërshtari i radhës nuk ka nevojë për shumë fjalë, pasi Tirana të imponon gjithçka me vendin që mban në renditje dhe me pikët që ka grumbulluar.

“Në çdo kampionat, Tirana është favoritja kryesore për fitimin e titullit. Edhe këtë sezon, ata nuk bëjnë përjashtim nga rituali i tyre. Bardheblutë kërkojnë paksa lojë të fortë dhe nerva të qeta gjatë ndeshjes. Nën drejtimin e Kolës, ekipi i tyre duket se e ka kthyer në normativë fitoren dhe të gjitha këto e bëjnë një kundërshtar të vështirë. Janë të njohura kualitetet që ka Tirana, por nuk duhet harruar që edhe ne nuk do të shkojmë thjesht për të plotësuar kalendarin.

Të luhet ndeshja një herë, të japim më të mirën e mundshme gjatë 90 minutave, t’u ruhemi minutave të fundit, ku kemi pësuar shpesh në ndeshjet e fundit dhe pastaj të bëjmë dhe konkluzionet e takimit. Pikët për ne janë aq të çmuara, sa që nuk na intereson se kundër kujt luajmë. Nuk është në dorën tonë për të zgjedhur se kundër kujt do të marrim pikë, detyra jonë është që në çdo ndeshje të marrim pikë.

Tani është një periudhë aq e ngjeshur dhe çdo gjë rrokulliset me një shpejtësi marramendëse, ndaj dhe nuk duhet të humbasim ritmin e kampionatit,” – shprehet Papuçiu. Siç vihet re edhe nga shqetësimi i zëvendëstrajnerit Papuçiu, për Apoloninë janë të ndjeshme minutat e fundit të ndeshjes, ku në tri takimet e fundit, këtyre minutave u përkasin 4, nga 6 golat e pësuar në total. Kjo nuk ka ardhur nga loja e skuadrës, por nga situatat e papritura.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Mars 2009
H M M E P S D
« Shk   Pri »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: