KF APOLONIA

Stafi fierak: Po rrezikohet jeta e lojtarëve!

Posted on: Mars 7, 2009

Trajneri Karishik deklaron se federata duhet të marrë sa më shpejt masat për kësi rastesh

Një ndeshje, nëse i thënçin e tillë, që duhet harruar, jo vetëm për fierakët që kanë përjetuar momente aspak të këndshme në stadiumin e Kavajës, por edhe për të gjithë ata që janë të apasionuar pas futbollit. Ndeshja mes Besës dhe Apolonisë, përpos asaj që pritej, ka dhuruar në fundin e saj episode që nuk janë në llogjikën e futbollit. Pas golit të avantazhit provizor të shënuar nga fierakët, kavajasit kanë kërkuar me çdo formë përmbysjen e rezultatit.

Eshtë e kuptueshme që vendësit nuk kanë qenë të qetë, teksa minutat kalonin njëra pas tjetrës dhe goli i barazimit nuk po dilte në dritë. Do të duhej një dëmtim banal që i është bërë pas një ndërhyrjeje shtazarake ndaj Spahos dhe Besa do të marrë frymë lirisht për të barazuar, duke shfrytëzuar epërsinë numerike ndaj fierkaëve, pasi Spaho nuk është zëvendësuar.

Dhe kulmi do të arrinte me një fraksion të dytë, teksa Klodian Asllani do ta shohë veten në rrjetë sëbashku me topin, nga goditja e sulmuesit haitian Fortunat. Edhe kapiteni i fierakëve kalon një moment të vështirë, fakte të cilat tashmë janë bërë të njohura për gjithë publikun. Gjithë kjo farsë e luajtur në Kavajë, ka pasur dhe heshtjen e plotë dhe indiferencën totale të gjykimit skandaloz të trajnerit Sokol Çekaj, por njëherësh nuk duhet harruar dhe pjesa tjetër e “interpretuar” nga asistenti A.Molla, i cili ka goditur zëvendëstrajnerin fierak, Dhimitër Papuçiu.

Ky i fundit është shprehur se po shtohen aktet e shëmtuar në futboll, duke pasur dhuruar spektakle nga më të stërholluarat e kësaj fushe. “A kanë nevojë për komente pamje që flasin vetë. Kemi përjetuar momente edhe më të këqija se në Lushnjë. U bë për të disatën herë që ne vuajmë nga niveli i papërgjegjshmërisë. Kemi një sedër futbollistike, përfaqësojmë një qytet futbolldashës dhe paqësor e të civilizuar dhe nuk meritojmë qëndrime të tilla. Mua nuk më shqetësojnë qëndrime që më janë bërë personalisht, përpara rrezikut të jetës së futbolistëve tanë. Po gjejnë, kështu do të vazhdojë, përderisa masat që janë marrë për raste të tilla kanë qënë qesharake,” – shprehet Papuçiu.

Ndërkohë, nga ana tjetër, i ashpër ka qenë dhe reagimi i trajnerit Esad Karishik, pikërisht i atij njeriu që ka qenë nga drejtuesit që e ka respektuar më shumë se kushdo kundërshtarin e çdo lloj niveli që ka luajtur në Fier, madje ka përgëzuar edhe skuadrat që kanë dalë fituese. Por ndaj akteve të tilla, Karishik ka mbetur i traumatizuar. “Unë kam një përvojë të konsiderueshme në fushën e trajningut, por kurrë nuk më ka ndodhur që të ndeshem më fenomene të tilla si këtu.

Nuk mund të vazhdohet më me heshtje. Kërkoj mirëkuptim të plotë dhe ndërhyrje nga federata, pasi nuk e meritojmë një trajtim të tillë. Nuk duhet t’u bëhemi borxhlinj futbollistëve dhe tifozëve që kërkojnë lojë të ndershme. Luajmë për futbollin e bukur dhe korrekt dhe jo për orekse palësh. Kështu nuk mund të vazhdohet,” është shprehur tepër i idinjuar trajneri i Apolonisë, Esad Karishik. Fierakët kanë shprehur se nuk do të tolerojnë në kërkesën adresuar FSHF-së për këtë rast, duke theksuar se këto janë të dënueshme jo pse ndodhi në kurriz të tyre, por ndaj kujtdo ekipi që kërkon ta arrijë rezultatin përmes futbollit të ndershëm.

Asllani: Më goditi Fortunat, mbeta pa ndenja

Shumëkush, në momentin e golit të dytë të Besës, kanë menduar se Klodian Asllani ka mbetur brenda portës i mërzitur nga goli, por ka qenë e kundërta. Ai ka qenë pa ndjenja, madje edhe gjuha i ka ikur poshtë nga goditja në nofulla. Ja si e kujton kapiteni i Apolonisë këtë moment: “Kishte shumë rrëmujë në zonë. Vjen Fortunat dhe më godet në mjekër me brryl.

U trondita kaq keq sa përfundova brenda portës. Pastaj nuk mbaj mend, se kush ma tërhoqi gjuhën jashtë dhe as kur jam larguar. Më thanë që të gjithë kujtuan se kisha mbetur i mërzitur nga goli i pësuar, që në fakt as nuk e di se çfarë u bë me topin. Në spital normalisht e mora pak veten, por parmbrëmë kisha një gëzim familjar. Vajza ime mbushi vitin dhe unë kisha prenotuar një lokal për këtë gëzim. Kam ndenjur i palëvizur për hir të këtij gëzimi, edhe pse kisha dhimbje të tmerrshme.

Edhe tani që po flas nuk përtypen dot dhe nuk kam ngrënë asgjë, sepse nuk mundem, pa llogaritur dhimbjen e kokës. Nuk e di nëse do të jem në gjendje këtë javë për të luajtur, do të jenë mjekët ata që do ta thonë fjalën për këtë.”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Mars 2009
H M M E P S D
« Shk   Pri »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: