KF APOLONIA

Apolonia, sot për të harruar ngjarjet e hidhura

Posted on: Mars 7, 2009

Fierakët vijnë në takimin me Dinamon pas dhunimit në Kavajë, ku u rrezikua jeta e futbollistëve

Edhe një herë tjetër përballë Dinamos kampione në fuqi, për të tretën herë në këtë sezon. Do të jetë kjo edhe ndeshja që do t’i japë startin fazës së tretë të kampionatit. Pasi ka lënë pas një javë që ka pasur shumë zhvillime për fierakët, e shoqëruar kjo me shije aspak pozitive, Apolonia duhet të hedhë pas krahëve gjithçka të përjetuar në Kavajë, si domosdoshmëri për të pasur përqendrimin e duhur kundër dinamovitëve. Këtë gjë stafi teknik i fierakëve është përpjekur t’ua injektojë futbollistëve gjatë gjithë javës, duke kërkuar që gjithçka të fokusohet vetëm në ndeshjen e radhës.

Mesfushori Agim Meto e ka cilësuar fillimin e fazës së tretë një moment vendimtar të ekipit të tij, pasi do t’i duhet të luftojë për të marrë sasinë e pikëve që i nevojitet për qëndrimin në superligë. Do të jenë pikërisht ndeshjet e kësaj faze që do të zbardhin fatin e mëtejshëm të çdo ekipi, prandaj dhe fierakët janë të gatshëm për të luajtur të mobilizuar në çdo takim.

“Ndeshja me Dinamon vjen në një moment të vështirë për ne, duke pasur parasysh edhe humbjet që kemi pësuar në takimet e fundit. Kemi lënë shumë pikë dhe na duhet që të hedhim hapa të kujdesshëm. Kundërshtari ynë i ka përmirësuar ndjeshëm pozicionet në krye të tabelës dhe ka shtuar ambicien e vet dhe kjo na e bën edhe më të vështirë ndeshjen. Kemi kaluar një javë ferri jo vetëm pse na dhuruan një humbje të pamerituar, por janë dëmtuar seriozisht disa nga futbollistët tanë, duke thelluar ndjeshëm mungesat për këtë ndeshje.

Duke mos pasur alternativë tjetër, na duhet të luajmë me maksimumin e forcave tona, nëse nuk duam të humbasim për herë të tretë me Dinamon.

Jemi të detyruar për të kërkuar pikë, pavarësisht problemeve tona. Çështja e klasifikimit është kthyer në jetike dhe nuk duhet humbur asnjë moment kohë,” – shprehet Meto, i cili ka sjellë në kujtesë edhe ndeshjen e fundit që Apolonia ka luajtur në Tiranë kundër Dinamos, në atë humbje të ngushtë 2-3, ku skuadra fierake ka zhvilluar një lojë të bukur, duke qenë e denjë ndaj një skuadre që qëndron në pozicionet kryesore të klasifikimit.

Mesfushori i Apolonisë i mëshon këtij fakti dhe fton të gjithë futbollistët e ekipit për të vazhduar “pjesën e dytë” të kësaj ndeshjeje dhe fierakët të tregojnë se nuk kanë qenë një skuadër e rastësishme në atë ballafaqim të javës së 20-të me blutë.

“Ne kemi zhvilluar një ndeshje të bukur, pavarësisht se në fund kemi humbur dhe ia kemi vështirësuar fitoren Dinamos. Do të futemi në fushë me frymën e besimit se mund të realizojmë sërish një ndeshje të bukur. Shpresojmë të kemi më shumë fat se herën e parë, ku kemi dalë humbës.

Edhe një pikë në Tiranë do të ishte një rezultat i mirë për ne,” është shprehur mes të tjerash mesfushori i Apolonisë, Agim Meto. Duhet theksuar se në këtë ndeshje skuadra fierake ka disa mungesa të rëndësishme, si Spaho e Asllani të dëmtuar dhe Ferizoviç e Peqini të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.

Mungesat e shumta, sidomos në repartin e mbrojtjes, kanë shtuar shqetësimin për trajnerin Karishik, i cili gjithsesi i ka marrë masat e duhura, duke përcaktuar pozicionimet për çdo futbollist në këtë ndeshje.

Tifozët fierakë në mbështetje të ekipit

Ashtu siç e kishin premtuar, ndaj Dinamos do të ketë në stadium një numër të konsiderueshëm tifozësh fierakë, të cilët do të përkrahin skuadrën e tyre edhe në këtë transfertë. Një gjë të tillë sportdashësit fierakë e kanë kthyer tashmë në pjesë të tyre, duke e motivuar Apoloninë në këto çaste që ajo po kalon, duke qenë solidarë me të dhe duke dëshmuar se kurrë nuk do ta braktisin skuadrën e tyre të zemrës. Gjithashtu, tifozët fierakë janë shprehur pak ditë më parë se do të zhvillojnë edhe një protestë paqësore në lidhje me qëndrimin e fundit të mbajtur ndaj skuadrës së Apolonisë dhe incidenteve që ndodhën në Kavajë.Sot do te behet edhe nje vizite ne spitalin ushtarak nga tifozat fierak.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Mars 2009
H M M E P S D
« Shk   Pri »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: