KF APOLONIA

“Sokol Çekaj ma dëmtoi kaq keq djalin!”

Posted on: Mars 7, 2009

Flet babai i Norion Spahos, Pëllumbi, i cili tregon situatën e dëmtimit të të birit në Kavajë

Qëndron 24 orë në spital, duke u përkujdesur për të birin, Norionin, i cili nuk mund të lëvizë për të paktën edhe 17 ditë të tjera, derisa t’i hiqen kundrapeshat për egzaminimet e mëtejshme. Pëllumb Spaho ka qenë në tribunën e stadiumit “Besa”, duke ndjekur takimin Besa-Apolonia dhe rrjedhimisht lojën e djalit të tij, kur ka parë përplasjen e ashpër, që e la të birin pa ndjenja në fushën e lojës. Në intervistën e tij dhënë për gazetën “Sporti Shqiptar”, Pëllumb Spaho rrëfen të gjitha situatat dhe tregon se faji qëndron te një njeri i vetëm: gjyqtari Sokol Çekaj.

– Zoti Pëllumb, si paraqitet gjendja e djalit tuaj, Norionit?

– Është disi më i qetë, kjo edhe falë përkrahjes që ka pasur nga shokët e skuadrës dhe presidentin e Apolonisë, Endri Puka, të cilët i kanë qëndruar pranë dhe për këtë i falënderoj. Edhe trajneri Karishik ka marrë shpesh në telefon për t’u interesuar për gjendjen e Norionit. Përshëndes edhe trajnerin e tij të moshave, Bardhyl Minxhaj, që sapo ka marrë lajmin, ka ardhur në spital.

– Nëse nuk përbën shqetësim për ju, mund të na tregoni se çfarë përjetuat në Kavajë?

– Pashë tim bir, që u përplas keq dhe që nuk po reagonte. U tremba vërtet shumë. Mjekët e skuadrës vrapuan ta ndihmon, por në atë çast u dëmtua në kokë edhe Asllani dhe ata u detyruan ta përmendnin atë. Kështu Norioni për pak kohë mbeti i vetëm dhe pa kujdes.

Më vjen keq ta them, por doktorët e Besës qëndruan pasivë dhe as donin t’ia dinim se djalim im po vuante në fushë. Habitem sesi mund të quhen doktorë njerëz të tillë, pa ndjenjë humanizmi.

Por mbi të gjitha më ka lënë pa fjalë sjellja çnjerëzore e gjyqtarit Sokol Çekaj, i cili i thoshte Norionit të çohej se nuk kishte gjë. Me thoni ju, çfarë e bënte këtë gjyqtar që të nxirrte me dhunë nga fusha djalin tim, kur këtij i kishte lëvizur kocka 8 centimetra. Çfarë e nxitonte, veç nxitimit që Besa duhej ta fitonte patjetër ndeshjen në ato 10 minuta që kishin ngelur. Shpresoj ta zërë haka e tim biri këtë kriminel.

– Çfarë ndodhi, pasi e çuat djalin në spital?

– Ç’të të them e kam ndjerë veten shumë keq. Nga leket që më jep Norioni mbaja gjithmonë lekë me vete për ndonjë rast të keq. Mirë që i kisha se edhe shoferi i ambulancës së stadiumit, pati paturpësinë të kërkonte lekë për të ma çuar djalin në spital.

Në Kavajë, mjekët nuk e prekën me dorë, nuk kemi çfarë t’i bëjmë më thanë. U detyruam, që në kushtet në të cilat ndodhej Norioni, të udhëtonim në Durrës. Aty doktorët bënë çfarë ishte e mundur, por nuk ia dolën dot. Me urgjencë erdhën në Tiranë dhe falë Zotit, mjekët e Spitalit Ushtarak e futën në sallën e operacion dhe mundën ta vendosnin kockën në vendin e saj. Rrugën për në spital jam ndjerë keq, pasi Norioni qante dhe kishte dhimbje të tmerrshme.

– Ju e ndiqni Norionin në çdo ndeshje, na thoni si u ndje atmosfera e kësaj ndeshjeje në tribunë?
– Nuk dua të bëj polemika, por tifozët në tribune, gjatë gjithë ndeshjes përsërisnin se do të fitonin ndeshjen në të gjitha mënyrat. Dhe ashtu ndodhi. Gjyqtari Çekaj bëri ç’ishte e mundur që të fitonte Besa dhe e trajtoi në mënyrë çnjerëzore djalin tim, që po vuante i shtrirë në fushë nga dëmtimi i rëndë.
– Duket se gjyqtari Çekaj paska qenë me të vërtetë strumbullari…

– Kjo as që nuk diskutohet. Ai ishte tendecioz dhe lejoi lojën e ashpër, ndaj e pësoi edhe Norioni. Por sikur të mos mjaftonte kjo, ai nuk ka ardhur as në spital për ta parë sesi është gjendja e tij, pasi për shkak të gjykimit që bëri, u dëmtua djali im. Kjo është më shumë një përgjegjësi morale, por duket se te gjyqtari Çekaj nuk ekziston asgjë e tillë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Mars 2009
H M M E P S D
« Shk   Pri »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: