KF APOLONIA

“Mjaft tani, mos bëni filma ju fierakët”

Posted on: Mars 7, 2009

Mjeku i ekipit, Jetnor Sulaj, tregon ngjarjet e frikshme të futbollistëve në Kavajë

– Kështu është shprehur gjyqtari Çekaj, ndërkohë që Klodian Asllani luftonte me jetën dhe Spaho qëndronte i shtrirë me femurin të nxjerrë nga vendi –

“Ende e kam të fiksuar pamjen kur gjyqtari Çekaj do të drejtonte dorën drejt rrethit të
mesit të fushës, pa pyetur se lojtari fierak ishte në një gjendje komocionale dhe gjuha i kishte hyrë brenda, duke rrezikuar të humbte edhe jetën”. Të thotë edhe sot mjeku i Apolonisë, Jetnor Sulaj, që në ato caste nuk dinte nga t’ia mbante, t’i vinte në ndihmë Spahos, apo t’i hapte gojën dhe t’i shpëtonte jetën Asllanit. “Nuk kam për ta harruar kurrë, kur dëgjova gjyqtarin Çekaj të thoshte:

“Mjaft tani, mos bëni filma ju fierakët. Apo doni të bëni sikur jeni vrarë”. Ishte çasti kur Klodian Asllani qëndronte i shtrirë brenda rrjetës së portës dhe fytyra e tij sa vinte dhe nxihej. Atij i kishte hyrë brenda gjuha dhe po luftonte me jetën, ndërsa gjyqtari, me gjakftohtësi të paparë, kërkonte të vazhdonte lojën, madje kishte guximin që edhe ta akuzonte edhe për simulim.

Në ato çaste, ndihmëstrajneri ynë Tegu, iu drejtua gjyqtarit Çeka dhe i tha: “Ore, nuk të vjen turp ty që flet kështu, a nuk ke sy të shikosh se si është bërë Asllani”. Mjeku i ekipit të Apolonisë, Jetnor Sulaj, krahas punës që po bënte për të kthyer në jetë Asllanin, nuk rri pa të treguar edhe një episod mjaft interesant. “Disa nga futbollistët kavajas në ato çaste, më konkretisht,

Mancaku, ka mbajtur një qëndrim mjaft civil dhe qytetar do të thosha. Ai kur pa Asllanin, iu afrua dhe donte të jepte ndihmën e tij. Madje ai kur dëgjoi Tegun të replikonte me Çekajn, tha: “Lere atë, mos u merr me atë, por shiko të ndihmojmë Klodin”. Sakaq, mjeku fierak, Jetnor Sulaj, të tregon për çastet dramatike që ka përjetuar në ato dy aksidente, ku në një krah, Spaho kishte nxjerrë femurin, ndërkohë që Asllani kishte pësuar komocion cerebral dhe po luftonte me jetën.

“Kur pashë që u dëmtua Asllani, u detyrova ta lija Spahon të shtrirë mbi barrelë. Ai kishte më tepër nevojë për ndihmën time, për t’i hapur gojën dhe liruar rrugët e frymëmarrjes. Vetëm pasi ia arrita kësaj dhe e vendosëm Klodin mbi barrelë, u ktheva nga Spaho, i cili kishte një luksacion të tmerrshëm. U përpoqa dy herë për t’ia futur femurin në folenë dhe po të më kishte lejuar gjyqtari të ndërhyja pa e lëvizur, besoj se mund t’ia kisha arritur që ta vendosja femurin në vend.

Por gjyqtari kërkoi ta largonim Spahon nga fusha… Gjatë rrugës Norion Spaho humbi ndjenjat, pësoi një shok traumatik. Në spitalin e Durrësit, mjekët nuk e morën përsipër dhe na drejtuan drejt Tiranës për t’i dhënë futbollistit një ndihmë më të kualifikuar. Patëm fat kur shkuam në Spitalin Ushtarak. Bëmë menjëherë një radiografi dhe konstatuam që Spahos i kishte dalë 7-8 cm nga vendi koka e femurit. Ishte një dëmtim i rrallë, mjekët na thane se një dalje të tillë nuk e kishin hasur gjatë 30 viteve të fundit.

Megjithatë, ekipi mjekësor menjëherë iu fut punës dhe në sajë të aftësive dhe kualifikimit të tyre, arriti që ta lëvizi kokën e femurit dhe ta çojë atë në vend. Tani, Spaho është në sallën e reaminiacionit dhe besoj se nesër ai do të dalë në sallë dhe do të qëndrojë 3 javë në shtrat me kondrapesha.
Ndërsa për Klodian Asllani, sot është paraqitur në stërvitje.

Pas një vizite të kujdesshme arrita në përfundimin se dëmtimi i tij ka kaluar pa pasoja dhe ai mund të stërvitet rregullisht. Dëmtimi i tij në Kavajë do të mbetet një ëndërr e keqe për të”, – të tregon përjetimet e tij mjeku i Apolonisë, Jetnor Sulaj, për dramën e dhunshme të Kavajës.
A mban përgjegjësi gjyqtari Çekaj për ato që ndodhën të dielën në fushën e lojës?

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Mars 2009
H M M E P S D
« Shk   Pri »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: