KF APOLONIA

Fitoret e Apolonisë, jo të rastësishme

Posted on: Shkurt 7, 2009

Në kampin fierak të thonë se nuk janë surpriza rezultatet e fundit, por frytet e punës

Forma e shkëlqyer e Apolonisë, e konkretizuar kjo edhe me rezultatet e vijueshme të këtij ekipi, është një tregues i mjaftueshëm se kjo skuadër ka bërë hapa të rëdësishëm dhe të ndjeshme drejt plotësimit të objektivave të veta në këtë kampionat. “Shfaqja” e fundit është dhënë në “Loni Papuçiu”, kundër një Bylisi të “një mijë e një problemeve”.

Apolonia ka arritur për të katërtën herë radhazi të shënojë emrin si fituese në statistikat e kampionatit dhe askush nuk mund t’i artikulojë thjesht rastësi këto suksese të njëpasnjëshme.

Eshtë meritë e të gjithë faktorëve brenda klubit, hallka të cilat po funksionojnë siç duhet, përmes lojës së bukur dhe rezultative që ekipi tashmë e ka kthyer në “normë”. Nuk është se në ndeshjen e fundit Apolonia ka treguar ndonjë epërsi të thellë në fushën e lojës ndaj Bylisit, por gjithsesi, ekipi është treguar pragmatist dhe tepër efiçent në kohën e duhur dhe nuk ka shpërdoruar energji të kota.

Ka qenë çdo gjë e mirëllogaritur nga “besnikët” e trajnerit Karishik, i cili këtë herë ka luajtur edhe “kartën” e tij, sulmuesin e ri serb, Sead Haxhibuliç, i cili ka bindur me veprimet e tij në fushën e lojës.

Epërsia më e madhe e dëshmuar ndaj skuadrës mallakastriote ka qenë pikërisht në disiplinimin taktik që fierakët kanë pasur në fushë, duke qenë një skuadër ku futbollistët janë orientuar në mënyrë perfekte dhe kanë pasur një gjuhë të lartë kuptueshmërie. Kjo përshtypje të krijohej sidomos kur shihje veprimet e përbashkëta të sulmuesve Bërkiç Haxhibuliç, apo edhe në raste kur ky i fundit ka ndërvepruar me futbollistë të tjerë në një mënyrë të qartë e të saktë.

Eshtë vërtetuar se grupi funksionon mrekullisht dhe lojtarët e ardhur së fundi gjatë merkatos dimërore janë përfshirë tërësisht brenda frymës së bërthamës ekzistuese.

Kanë qenë jo pak, por sërish katër futbollistë që nuk kanë qenë në organikën e pjesës së parë të kampionatit ata që janë hedhur në fushë qysh nga minuta e parë nga trajneri Esad Karishik. Portieri Hoxha, qendërmbrojtësi Ferizoviç, i cili ka shënuar edhe golin e fitores, mesfushori Hoti dhe sulmuesi Sead Haxhibuliç.

Duhet thënë se, nëse do të bëhej vlerësimi me nota për futbolistët e Apolonisë, dy nga lojtarët me pikët më të larta do të ishin pikërisht dy nga të rinjtë, portieri Alban Hoxha, i cili ka qenë një siguri e madhe e prapavijës fierake në blokimin e tentativave të sulmuesve mallakstriotë dhe qendërmbrojtësi Edin Ferizoviç, që përveç meritës së shënimit të golit, ka qenë tepër pozicional dhe i saktë në ndërhyrjet e dyluftimet e tij.

Trajneri Karishik i ka ndryshuar “kursin” kësaj skuadre, e cila dikur luhatej në “brigjet e shpresës”, ndërsa tani vështron përpara për “oaze” të reja.

Asgjë nuk ka qenë slogan nga ato që kishin deklaruar fierakët para rifillimit të kampionatit. Kanë mjaftuar vetëm 180 minuta lojë, një ndeshje në Vlorë dhe një në Fier që kushdo të bindje për vërtetësinë dhe optimizmin real të skuadrës. Vetëm dy javë dhe qetësia është e ligjshme tek Apolonia, e cila ka kohë të mendojë për ndeshjen e ardhshme. Sfida e ardhshme e Apolonisë do të jetë pikërisht mentaliteti që skuadra duhet të tregojë në transfertë. Prova e parë ka qenë e suksesshme në Vlorë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Shkurt 2009
H M M E P S D
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: