KF APOLONIA

Apolonia, me të drejtë sheh për më lart

Posted on: Shkurt 3, 2009

Fierakët kanë fituar tri ndeshja radhazi dhe tashmë presin Bylisin në shtëpinë e tyre

Rifillimi i kampionatit ka startuar ashtu siç duhej dhe ashtu siç ishte premtuar nga skuadra fierake. Apolonia ka bërë “tris”, duke valëvitur “flamurin” e fitores edhe në Vlorë, në një fushë tepër të vështirë. “Fatura” e humbjes së

Flamurtarit shkon drejt një shkaktari të vetëm: merita që ka treguar Apolonia në fushë. Ka qenë një lojë e bukur, ritmike dhe e njëtrajtshme gjatë gjithë 90-minutëshit ajo që ka shpalosur në stadiumin “Flamurtari” ekipi fierak, duke befasuar vendësit dhe duke merituar gjithçka në favorin e vet në këtë takim.

Strategjia e lojës dhe fanatizmi i respektimit të detyrave taktike të ngarkuara nga trajneri Karishik i ka nxjerrrë fierakët dominues ndaj Flamurtarit në të gjitha aspektet.

 Dinamizëm, zotërim i mesit të fushës, duele të fituara në të gjitha repartet, mbrojtje e kujdesshme dhe sulm i vrullshëm e i rrezikshëm, duke qenë problematikë e vazhdueshme për portierin Moçka. Apolonia ka studiuar me detaje lojën e vlonjatëve dhe, pasi e kanë ngarkuar psikologjikisht ekipin vendës, i cili kërkonte me ngulm daljen në dritë të golit, ka lëshuar goditjet e saj konkrete.

Suksesi, së pari, ka ardhur si rrjedhojë e sigurisë që skuadra e trajnerit Karishik ka treguar në mbrojtje, organizimit dhe lëvizshmërisë që ka pasur mesfusha, si dhe ndërtimi i sulmeve të rrjedhshme e me forcë goditëse drejt portës vlonjate.

Pjesa e parë ka qenë qetësia e domosdoshme për formacionin fierak, për të dalë tërësisht në lojën e tyre në pjesën e dytë, ku sinjalin e parë serioz do ta japë sulmuesi Mladen Bërkiç, i cili do të trondisë shtyllën qysh në minutën e parë të kësaj pjese. Shpejt do të dalë në dritë dhe goli, një ekzekutim i duetit serb Sreçkoviç-Bërkiç dhe shtatlarti i sulmit fierak ka kapitulluar “gardianin” e portës vlonjate,

 Moçka. Apolonia është më e sigurt dhe di se si ta përvijojë më tej lojën e saj jo vetëm duke mbrojtur avantazhin, por duke lëshuar dhe goditjen përfundimtare.

Në momentet “in-extremis”, mesfushori Semir Haxhibuliç shkarkon nga rreth 30 metra një gjuajtje tepër të fuqishme dhe vulos shifrat në 2-0. Një fitore që ka shkëlqimin e duhur dhe rrit në mënyrë të ndjeshme performancën e fierakëve, bind për ndryshimet brenda skuadrës, si dhe është një tregues i daljes nga pozicionet e vështira të renditjes.

Eshtë fitorja e tretë radhazi e Apolonisë në tri javët e fundit, duke grumbulluar plot 9 pikë, një rekord “i vogël” i fierakëve, i paarritur asnjëherë më parë në këtë kampionat.

Me fitoren e Vlorës, Apolonia e thellon në katër diferencën me ndjekësin më të afërt, Bylisin, skuadër me të cilën do të ndeshet ditën e mërkurë në stadiumin “Loni Papuçiu”. Ndërkohë, fierakët kanë filluar t’i hedhin sytë gjithnjë e më shumë nga “mesi i artë”, i cili është më afër se kurrë.

Papuçiu: Të vijojmë të luajmë kështu

“Nuk kemi shumë kohë për të shijuar këtë fitore, pasi na duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen me Bylisin, e cila është mjaft e rëndësishme për ecurinë tonë.

 Ka qenë një ndeshje e mrekullueshme e zhvilluar nga skuadra jonë dhe rezultati ka qenë fryt i lojës dhe më se i merituar.

Arritëm t’i izolonim sulmet e vlonjatëve, të cilët në pjesën e dytë kanë luajtur me tre sulmues, duke dashur të shtojnë presionin ndaj nesh, por ne e ruajtëm qetësinë dhe goditëm kur duhej.

Kjo ndeshje e bukur dhe kjo fitore kërkon që të përmbushet edhe me një tjetër ditën e mërkurë ndaj Bylisit, duke bërë një hap tjetër të rëndësishëm për shkëputjen tonë përfundimtare nga vendet e fundit,” – ka deklaruar zëvendëstrajneri i Apolonisë, Dhimitër Papuçiu.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Shkurt 2009
H M M E P S D
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: