KF APOLONIA

Asllani: Apolonia, më agresive këtë vit

Posted on: Janar 10, 2009

Kapiteni i ekipit fierak, Klodian Asllani, thotë se objektivi parësor do të realizohet

Gjithmonë karizmatik, i qetë, punëtor, i palodhur dhe në krye të grupit të futbollistëve, kapiteni i Apolonisë, Klodian Asllani, rrezaton sportivitet me formimin e tij, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. I pagëzuari nga qarqet sportive si “bjondi kuçovar”, tashmë ai mban edhe shiritin e kapitenit.

Në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, ai ka qëndruar në tribunë për shkak të pezullimit nga kartonët e verdhë, por fitorja e shokëve të tij e ka impresionuar së tepërmi dhe ka përjetuar me emocionet e takimit. Në një intervistë, Asllani flet për “dashurinë” e tij të fundit dhe eksperiencën e tij në Fier:
– Si do ta vlerësonit këtë pjesë të ezauruar të kampionatit?
– Një kampionat i bukur dhe i vështirë, siç është në përgjithësi superliga. Për sa i përket Apolonisë, skuadra ka pasur “baticat” dhe “zbaticat” e saj, por gjithsesi nuk heq dorë nga qëllimi që i ka vënë vetes: qëndrimin me dinjitet në kampionatin e më të mirëve.

Sigurisht, që fillimet janë paksa jo me ritmin e duhur, por gradualisht çdo gjë të imponohet nga zhvillimet e garës. Besoj se jemi ingranuar dhe kemi filluar që të jemi më të qartë si në lojë, ashtu dhe në përballimin e kampionatit.

Po të bësh një analizë të rezultateve që kemi marrë deri tani, unë them se kemi lënë shumë pikë, më shumë për “meritë” të faktorëve anti-Apoloni në ndeshje të ndryshme, sesa për dobësitë tona. Megjithatë, këto janë kapitull i mbyllur dhe unë besoj se jemi ngjitur në nivelet ku jemi në gjendje të dëshmojmë vlerat tona.
– Javët e fundit ekipi sikur e ka ndryshuar fizionominë. Do të jetë në gjendje Apolonia ta ruajë këtë ecuri?
– Unë jam optimist që kjo do të ndodhë dhe nuk ka arsye pse të mos ndodhë. Skuadra e ka treguar më se një herë se është në gjendje të dalë nga situatat kritike, por problemi i saj ka qenë se nuk ka pasur një vijueshmëri jetëgjatë dhe stabilitet, jo në lojë më tepër se në rezultate.

Në fazën që ndodhemi, duhet të tregohemi paksa më racionalë, më agresivë dhe më pragmatistë, në fund të fundit, pasi janë pikët ato që kanë më shumë vlerë se çdo gjë tjetër.

Mendoj se me karikimin që ka marrë skuadra, me punën profesionale të stafit tonë drejtues dhe me përforcimet e mundshme që do të kryhen gjatë merkatos, do ta kemi shumë më të lehtë dhe Apolonia nuk do të vuajë ashtu si deri tani.

Mbi të gjitha, dua të them se kjo skuadër e re dhe me dëshirë i duhet superligës, për grintën, futbollin e ndershëm dhe lojën korrekte.
– Pasi jeni aktivizuar me shumë ekipe të njohura, keni synime personale në këtë kampionat?
– Eshtë e vërtetë që kam mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave dhe kam plotësuar karrierën time edhe me një skuadër dhe publik spektakolar do ta quaja, siç është ai fierak. Kudo ku kam luajtur, jam përpjekur për të dhënë në fushën e lojës më të mirën time dhe kam synuar gjithmonë të shënoja sa më shumë gola.

Ky objektiv nuk është se më është zbehur, por çdo gjë është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbarëvajtjen e ekipit. Në pozitat ku ne ndodhemi momentalisht, unë jam shumë i interesuar për daljen me sukses të skuadrës nga kjo gjendje, gjë të cilën, siç e thashë edhe më lart, as që e vë në dyshim.

Do të vazhdoj të jem këmbëngulës në drejtim të portave kundërshtare, sigurisht me synimin madhor që këta gola t’i shërbejnë më shumë ekipit, sesa mua individualisht.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Janar 2009
H M M E P S D
« Dhj   Shk »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: