KF APOLONIA

Bërkiç premton 10 gola për Apoloninë

Posted on: Dhjetor 22, 2008

Sulmuesi serb Mlladen Bërkiç thotë se ekipi fierak i ka mundësitë për t’u ringjitur

“Le të harrohet humbja me Tiranën, sepse skuadra duhet të ngrihet fort kundër Partizanit, siç të kërkojë edhe rikthimin te fitorja, që na mungon në kampionat që nga ndeshja me Besën,” e fillon deklaratën e tij sulmuesi serb i Apolonisë, Mlladen Bërkiç. Kanë qenë një sërë ndeshjesh që janë finalizuar me humbje për fierakët në këto javë të fundit të kampionatit.

Kështu, skuadra e drejtuar nga boshnjaku Esad Karishik, pas fitores së bukur dhe me shifra të bujshme ndaj Besës, ka humbur me Lushnjën (1-3), me Vllazninë (1-2) dhe, së fundi me Tiranën (0-3). Janë tri ndeshje ku Apolonia ka shënuar vetëm dy gola dhe ka pësuar tetë të tillë, një bilanc tërësisht negativ në aparencë, por i zbutur po të kihet parasysh se si është luajtur kundër kësaj skuadre dhe qëndrimin që kanë mbajtur gjyqtarët në të dyja ndeshjet që janë luajtur në transfertë (kundër Lushnjes dhe Tiranës).

Gjithsesi, në këto ndeshje, fierakët janë ngushëlluar me faktin e lojërave të mira të zhvilluara ndaj kundërshtarëve të tyre dhe, parë në këtë optikë, humbjet nuk kanë qenë të denja për një skuadër që paraqitet me një performancë të tillë në fushë. Por ligji i këtij sporti është i pamëshirshëm dhe nuk pyet shumë për lojën, sesa për rezultatin në fund të të gjithë ndeshjes.

Sulmuesi me numrin 9 tek Apolonia, Mlladen Bërkiç, është edhe shënuesi më i mirë i kësaj skuadre me 3 gola, duke lënë pas shokët e tjerë të ekipit me dhunti të mira shënuese, si kapitenin Asllani, vlonjatin Dhrami, brazilianin Junior etj. Serbi ka shënuar një gol spektakolar kundër Teutës nga një goditje standarde, si dhe një dopietë në fitoren 3-1 të Apolonisë ndaj Besës.

Ka qenë pikërisht forma që Bërkiç ka shfaqur kundër kavajasve ajo që ka entuziazmuar trajnerin Karishik, i cili nuk i ka kursyer lavdet ndaj sulmuesit në fjalë. Madje vetë Bërkiçi deklaron se ka si synim brenda mundësive të tij për të shënuar minimalisht 10 gola në këtë kampionat. “Nëse luajmë të qetë, pa prapaskena dhe pa vendime në kurrizin tonë, Apolonia është në gjendje të shprehet shumë më mirë se kaq. Unë këtë e ndiej dhe kam besim të patundur.

Dhe, sigurisht, nëse skuadra arrin nivelet e vetvetes, unë as që dyshoj se do të shënojmë shumë gola, si në aspektin kolektiv, ashtu dhe në atë personal.” Futbollisti serb i Apolonisë ka synim më të afërt një gol në portën e kuqe, në ndeshjen kundër Partizanit në kampionat. “Jo se e kemi lënë pas dore ndeshjen e kupës, por primar për ne është kampionati, ku do të luajmë ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë në renditje.

Do të luajmë për të fituar dhe unë do të kërkoj t’i rikthehem golit të munguar prej disa javësh. Tripikëshi do t’i vlente skuadrës edhe për të krijuar njëfarë qetësie pas tri humbjeve radhazi dhe unë besoj se çdo gjë do të jetë na favorin tonë,” ka deklaruar mes të tjerash sulmuesi serb i Apolonisë, Mlladen Bërkiç.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Dhjetor 2008
H M M E P S D
« Nën   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: