KF APOLONIA

Apolonia në Tiranë, si “E bukura dhe bisha”…

Posted on: Dhjetor 13, 2008

Fierakët e dinë që do ta kenë të vështirë me Tiranën, por nuk udhëtojnë me frikë

Të luash ndaj një skuadre aq të etur për fitore, siç është Tirana në këto çaste, për më tepër në fushën e kësaj të fundit, është një sfidë e vështirë për një skuadër si Apolonia, e cila gjithsesi do të udhëtojë e motivuar drejt kryeqytetit, duke mos marrë me vete asnjë fije frike për të luajtur bukur e me guxim ndaj bardhebluve.

Një ndeshje që do të kërkojë nerva të qeta nga skuadra e trajnerit Karishik, i cili ka punuar me skuadrën në mënyrë tepër të ngjeshur këtë javë gjatë seancave stërvitore. Të dytët e kampionatit janë një nga tri skuadrat që kanë fituar në Fier dhe do të kërkojnë ta përsërisin suksesin e tyre edhe në ndeshjen e së shtunës, por fierakët janë përgatitur dhe janë të detyruar t’i ndalin.

Sipas “gardianit” të portës së Apolonisë, Erion Dine, skuadra do të luajë me një mbrojtje të kujdesshme, duke vigjiluar gjithmonë që të mos pësojë dhe pastaj do të mendojë edhe për aksionet sulmuese. “Përballë Tiranës ndeshjet janë gjithmonë të vështira dhe kërkojnë një përgatitje tepër të lartë për ta përballuar këtë skuadër.

Por tashmë ne jemi ambientuar me ritmin e këtij kampionati dhe dimë se si duhet luajtur në ndeshje të tilla, që të kërkojnë një përqendrim maksimal. Për të ndalur Tiranën, duhet të mendosh, së pari, për mbrojtjen, të garantosh bllokimin e aksioneve sulmuese të tyre. Unë së bashku me shokët e repartit mbrojtës, kemi një nga detyrat më të vështira për skuadrën dhe do të bëjmë maksimumin të jemi në nivelin e detyrës sonë dhe të mos lejojmë prekjen e rrjetës.

Në fund të fundit, Tirana është ekip si gjithë të tjerët dhe nuk duhet ta marrim me frikë këtë ndeshje,” – shprehet Dine. Optimizmin për ndeshjen me Tiranën e kanë shprehur edhe futbollistë të tjerë të Apolonisë, të cilët janë shprehur se do të zhvillojnë lojën e tyre dhe do të mbështeten në disiplinimin taktik që do të kërkojë trajneri Karishik.

“Tirana ka fituar me ne në fazën e parë dhe ne do të kërkojmë t’i tregojmë se ka qenë një fitore e rastësishme. Objektivi ynë minimal në këtë takim do të jetë barazimi, por nuk mund të themi se do të mbetemi vetëm në kufirin e këtij minimaliteti.

Skuadra duhet të jetë luftarake në çdo takim, qofshin ndeshje në fushën tonë apo dhe në fushë kundërshtare, sepse për ne është një domosdoshmëri e pashmangshme marrja e pikëve,” ka përfunduar portieri i Apolonisë, Erion Dine.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Dhjetor 2008
H M M E P S D
« Nën   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: