KF APOLONIA

Karishik optimist: Apolonia ka të ardhme

Posted on: Dhjetor 10, 2008

Trajneri i fierakëve, Esat Karishik, beson te ecuria e skuadrës që ai drejton

Ndaj Vllaznisë, Apolonia ka pësuar humbjen e tretë sezonale në shtëpinë e saj dhe të parën nën drejtimin e trajnerit Esat Karishik në stadiumin “Loni Papuçiu”. Ashtu si dhe dy humbjet e mëparshme ndaj Tiranës dhe Dinamos, edhe këtë herë dështimi i fierakëve ka ndodhur përballë një prej skuadrave që diktojnë në kampionatin shqiptar, konkretisht ndaj kryesuesve shkodranë, të cilët kanë përsëritur në shifra fitoren e fazës së parë në Shkodër.

E veçanta është se në takimin e fundit ekipi i Apolonisë ka treguar më tepër dëshirë dhe e ka bërë këtë përmes lojës që ka zhvilluar, ku jo vetëm ka rivalizuar me dinjitet karshi një Vllaznie të fortë, por edhe ka pasur epërsi, si dhe ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj saj në mjaft momente të lojës. Rezultati përfundimtar më tepër i dedikohet përvojës që shkodranët kanë, krahasuar me eksperiencën e futbollistëve vendës.

Megjithëse ka humbur të dytën ndeshje radhazi në kampionat, trajneri i Apolonisë nuk e kursen vlerësimin që bën për ekipin e tij, ku thekson se, duke qenë një skuadër e re, Apolonia duhet parë me optimizëm. “Kemi ardhur në ndeshjen me Vllazninë pas një humbjeje që na e dhuruan në Lushnjë.

Megjithatë, ne i morëm masat për të luajtur një ndeshje të mirë ndaj shkodranëve, por skuadra u godit shpejt nga një gol i minutave të para, që ndikoi negativisht në psikologjinë e lojtarëve tanë, gjë që do të shfrytëzohej mjeshtërisht nga kundërshtari, për të bërë edhe goditjen e dytë. Pavarësisht disavantazhit të dy golave, skuadra doli gradualisht në lojën e saj, madje mori në dorë rrjedhën e takimit.

Arritëm të shkurtonim distancën dhe këmbëngulëm fort për të barazuar, por mbrojtja mike dhe fati ishin kundër nesh. Vllaznia e meritoi fitoren, sepse diti ta ruante me fanatizëm avantazhin e krijuar, por Apolonia ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe ndoshta meritonte më tepër sesa një humbje ndaj kryesuesve të kampionatit.

Ajo që dua të theksoj është se Apolonia nuk duhet parë me syrin pesimist. Futbollistët e saj janë të rinj dhe plot dëshirë, kështu që edhe rezultatet nuk kanë për të munguar,” ka deklaruar përmes fjalës së tij trajneri i Apolonisë, Esat Karishik.

Fierakët shpërdorojnë shumë para porte

Fierakët duket se vuajnë akoma “sëmundjen e vjetër” të tyre, atë që ka qenë shqetësim i vazhdueshëm edhe për paraardhësin e Karishikut tek Apolonia, Gerti Haxhiun. Skuadra krijon volum të konsiderueshëm loje, por shpërdoron shumë në momentet e finalizimit.

Megjithatë, duhet thënë se Apolonia e “erës” Karishik ka qenë paksa më e hapur, si në lojën sulmuese, ashtu dhe në atë mbrojtëse. Mjafton të përmendim statistikat e 7 ndeshjeve (përfshi edhe ato të kupës) që skuadra është drejtuar nga boshnjaku, ku Apolonia ka këtë bilanc: 2 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, me golaverazh të përgjithshëm 12-10.

Gjithsesi, për të konsoliduar një ekip që do të konfigurohet më pragmatist në kampionat, trajneri Karishik mbështet idenë se Apolonisë i nevojitet ndërhyrja në merkato për të siguruar disa futbollistë me përvojë, gjë për të cilën ka nevojë më tepër skuadra, për të rritur dhe mendësinë e fituesit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Dhjetor 2008
H M M E P S D
« Nën   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: