KF APOLONIA

Balla: Disiplina e dënoi sërish Apoloninë

Posted on: Dhjetor 10, 2008

Zëvendëstrajneri fierak Adrian Balla thotë se vendimi i fundit do të nxisë dhunën në stadiume

Komisioni i Disiplinës ka dhënë verdiktin e vet për ndeshjen Lushnja-Apolonia, në lidhje me incidentet dhe shfaqjet e dhunës që u vunë re gjatë zhvillimit të këtij takimi. Siç është bërë e njohur në mbarë opinionin publik sportiv, në këtë ndeshje është plagosur me gurë nga tifozëria lushnjare mbrojtësi fierak Mariglen Shoshi, teksa ai festonte me shokët e skuadrës së tij golin e barazimit.

Disiplina e ka dënuar Lushnjën t’i luajë dy ndeshje jashtë fushës së saj dhe një të tretë në stadiumin “Roza Haxhiu” pa praninë e shikuesve. Kjo masë ka shkaktuar pakënaqësinë e hapur të fierakëve, të cilët e kanë quajtur vazhdim të farsës gjithçka që ky komision ka vendosur në lidhje me këtë ndeshje. I indinjuar për dënimet e zbutura dhe sa për të kaluar radhën, përgatitësi i portierëve tek Apolonia, Adrian Balla, nuk ngurron ta quajë një turp të hapur.

“Askush nuk e mendonte se komisioni i disiplinës do të tallej kaq hapur. Ky qëndrim nuk ka diskriminuar vetëm Apoloninë, por është një shuplakë e rëndë për të gjitha ato skuadra që luajnë futbollin korrekt. Nuk është dënuar dhuna, përkundrazi, është dënuar i dhunuari. Kjo është qesharake dhe e paprecedent në analet e futbollit,” – shprehet Balla.

Sipas zëvendëstrajnerit të Apolonisë, fierakët i kishin paraqitur Disiplinës dokumentet e mjaftueshme dhe pamjet e plota filmike, që tregonin qartë se në ç’kushte ishte zhvilluar ndeshja në Lushnjë, si dhe format e ndryshme të dhunës e presionit që kanë qenë të pranishme thuajse gjatë gjithë takimit. “Prova të pakontestueshme kanë qenë edhe transmetimet që kanë bërë disa media për ditë me radhë, që ia lehtësonin vendimmarrjen këtij komisioni, i cili në këtë rast na ka dhunuar për të dytën herë.

Dhe, sikur të mos mjaftohej me kaq, Komisioni i Disiplinës ka befasuar edhe me vendimin që ka marrë ndaj futbollistit tonë Junior, i cili është dënuar plot pesë ndeshje me pezullim, pa llogaritur gjobën. Kjo është absurde!” ka vijuar më tej Adrian Balla, zëvendëstrajneri i Apolonisë. Sipas tij, fierakëve nuk u dhemb fakti që lushnjarëve u janë njohur tri pikët, por për më tepër indiferenca që ka karakterizuar shumë faktorë në rastin e incidentit të rëndë të Shoshit dhe heshtja e paskaj e tyre.

“Me këto vendime që merr ky komision, tani askush nuk ka më frikë për të ushtruar dhunë të çfarëdolloj shkalle nëpër stadiume, pasi në fund të fundit, pikët nuk t’i heqë njeri dhe, më e shumta, munt të luash disa ndeshje jashtë fushës sate, asgjë më tepër. Ka ardhur koha që ndeshjet të fitohen me çdo çmim që të kenë, qoftë edhe me rrezikimin e jetës së futbollistëve. Dhe këtë ia dimë për faleminderit Komisionit të Disiplinës, që na e mësoi,” ka përfunduar deklaratën e tij përgatitësi i portierëve tek Apolonia, Adrian Balla.

————————————

Fierakët nuk gjunjëzohen, gati për Vllazninë

Me gjithë zhvillimet e fundit, Apolonia nuk e ka lënë jashtë vëmendjes së saj ndeshjen që do të luajnë këtë javë me kryesuesit e Vllaznisë. Fierakët e kanë marrë seriozisht këtë ndeshje dhe do të kërkojnë t’i ndalin shkodranët në këtë takim përpara publikut të vet në “Loni Papuçiu”.

Sipas mesfushorit Armando Gega, ekipi është mobilizuar që të shkarkojë të gjitha “bateritë” në këtë ndeshje dhe të përpiqet për një rezultat sa më të mirë. “Edhe fazën e parë në Shkodër kemi zhvilluar një lojë të bukur dhe kemi humbur vetëm me një rezultat minimal. E kemi të qartë se Vllaznia do të vijë mjaft e motivuar dhe me synimin për ta fituar ndeshjen, pasi ata nuk duan të lëshojnë pozicionin e kryesuesit që e kanë marrë në javën e fundit.

Por situata në të cilën ndodhemi në tabelë nuk na lejon që të lëshojmë pikë ndaj shkodranëve, përkundrazi, na imponon të kërkojmë me çdo kusht një rezultat sa më të mirë, që në rastin konkret duhet kuptuar fitoren, edhe pse e dimë se do të jetë shumë e vështirë ndaj një kundërshtari të tillë, i cili luan edhe më rrezikshëm kur është jashtë fushës së vet,” – shprehet Gega. Në fazën e parë Apolonia ka humbur me shifrat 1-2 në Shkodër, edhe pse e ka barazuar momentalisht rezulatin e takimit me një gol të shënuar me 11-metërsh nga Shoshi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Dhjetor 2008
H M M E P S D
« Nën   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: