KF APOLONIA

Apolonia, humbja “e justifikueshme” për të

Posted on: Dhjetor 10, 2008

Fierakët nuk e dramatizojnë humbjen me Vllazninë, por shikojnë përpara në kampionat

Apolonia ka humbur edhe një ndeshje tjetër në fushën e saj dhe kjo e ka lënë të njëjtën kuotë pikësh skuadrën fierake. Apolonia ka 12 pikë, ashtu si një javë më parë, vetëm një pikë më tepër se Lushnja e vendit të parafundit, por katër pikë më pak se Bylis, që është vetëm një shkallë më sipër në renditje se Apolonia.

Skuadra e drejtuar nga boshnjaku Karishik ka marrë humbjen e dytë radhazi, e cila gjithsesi ka qenë e justifikueshme, nga mënyra se si ka ardhur dhe duke pasur parasysh kundërshtarin.

Kryesuesit me meritë të kampionatit dhe një Sinan i rikuperuar dhe në superformë kanë mposhtur një Apoloni jo të çliruar tërësisht nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në lidhje me të. Fierakët janë goditur nga dy gola të shpejtë të shkodranëve, madje në momente kur miqtë nuk kishin treguar ndonjëfarë epërsie ndaj vendësve.

E megjithatë Apolonia duhet përgëzuar për lojën e zhvilluar pas disavantazhit të dy golave të krijuar pas minutës së 18-të. Kanë qenë disa aksione të shpejta e të rrezikshme, por më shumë se nxitimi i sulmuesve vendës, ka qenë portieri Grima ai që nuk ka lejuar më tepër se një herë prekjen e rrjetës së tij. Goli i shënuar nga fierakët do të vinte pas një aksioni të bukur dhe Taulant Çerçizi do të shfrytëzonte një top të bukur të Kelmendit.

Për autorin, gëzimi i shënimit të golit natyrisht ka qenë i ligjshëm, por ai ka pasur thjesht vlera statistikore, përderisa skuadra nuk ka arritur të marrë pikë. “Ka qenë një nga ndeshjet më të vështira që ne kemi luajtur në fushën tonë dhe kjo është normale kur ke përballë kryesuesit e kampionatit. Me lojën që zhvilloi, Vllaznia dëshmoi se meriton gjithçka që ka arritur deri tani.

Ata na ndëshkuan shumë shpejt me dy gola dhe pastaj ditën të luanin me qetësinë e duhur, duke e mbrojtur mirë rezultatin. Të shënosh ndaj një portieri si Grima, ndihesh mirë, por ky gol nuk ka shumë peshë, kur nuk shkon paralel me suksesin e ekipit. Ne kemi zhvilluar volum të madh loje dhe mendoj se rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, pasi edhe rastet nuk na munguan.

Megjithatë, kemi humbur ndaj kryesuesve të kampionatit dhhe kjo nuk ka pse të shihet si krizë e Apolonisë. Natyrisht, që kalendari është paksa i ngjeshur me ndeshje të vështira për ne, por askush nuk duhet të pretendojë se do të ketë më takime të lehta,” – shprehet Çerçizi, sipas të cilit, skuadra ndoshta nuk ariti të shprehej në masën 100 % të freskisë fizike të saj, për shkak dhe të ndeshjes së zhvilluar në mesjavë me Shkumbinin për kupë, në një terren tepër të rënduar nga reshjet.

Humbja me shkodranët duhet që të mbetet menjëherë pas dhe Apolonia të fillojë të mendojë për një tjetër ndeshje shumë të vështirë, atë në transfertë me Tiranën e vendit të dytë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Dhjetor 2008
H M M E P S D
« Nën   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: