KF APOLONIA

Apolonia e Shkumbini lënë të hapur kupën

Posted on: Dhjetor 10, 2008

Rezultati i bardhë lë gjithçka të hapur për ndeshjen e pas dy javëve të kthimit në Peqin

Apolonia – Shkumbini 0-0

Apolonia: Dine, Gega (Skënderaj 55′), Spaho, Kelmendi, Mirçeta, Çerçizi, Haxhibuliç (Bratja 61′), Junior, Asllani, Bërkiç (Roshi 75′), Dhrami. Trajner: E.Karishik.
Shkumbini: Llani, Xhyra, Shazivari, Mustafaj, Shameti, Ramazani, Gërxho, Gjata (Shenaj 51′), Turdiu, Bizhyti (R.Dervishi 75′), Nora (Pashaj 61′). Trajner: G.Magani.
Gjyqtarë: A.Lulaj (Vlorë), F.Lamaj, I.Shima (Durrës)
Kartonë të verdhë: Kelmendi, Gërxho
Karton i kuq: Junior

Komenti

Pas asaj që përjetoi në javën e fundit në ndeshjen me Lushnjën për kampionat, fierakët nuk ndiheshin fort të përqendruar në takimin ndaj peqinasve në ndeshjen për 1/16 e Kupës së Shqipërisë. Në një mot të ftohtë dhe me reshje të dendura shiu, skuadrat nuk është se kanë shfaqur shumë nga aftësitë dhe mundësitë e tyre në fushën e lojës. Edhe interesimi i sportdashësve fierakë, pikërisht për këto shkaqe që përmendëm më lart, ka qenë i paktë në numër.

Ajo që ra në sy gjatë këtij 90-minutëshi, ka qenë kujdesi i veçantë që të dyja skuadrat i kanë kushtuar repartit mbrojtës, me synimin e vetëm që të mos pësonin gol. Fierakët e kanë hedhur shikimin herë pas here nga porta e Llanit, por pa mundur të konkludojë përmes rasteve që nuk u kanë munguar, ndërsa miqtë janë treguar më racionalë në lojën e tyre dhe kanë parë më tepër që të ruajnë bardhësinë dhe mosprekjen e rrjetës së tyre, gjë që do t’i favorizonte në ndeshjen e kthimit në fushën e vet.

Për Apoloninë, kanë qenë disa momente të bukura me anë të Dhramit, Bërkiçit dhe brazilianit Junior, por që janë shoqëruar dhe me nxitimin në momentin final të futbollistëve të sipërcituar. Duke vënë re këmbënguljen e vendësve, peqinasit shtuan forcat në repartin mbrojtës, duke minimizuar aksionet sulmuese të Apolonisë dhe duke zbehur forcën goditëse të tyre.

Me kalimin e kohës, skuadra e Maganit ka menduar edhe ajo për sulmin dhe ka pasur disa raste të mira shënimi me anë të Bizhytit, Turdiut apo dhe R.Dervishit në pjesën e dytë. Gjithsesi, shifrat nuk kanë ndryshuar deri në përfundimin e ndeshjes, rezultat që i krijon komoditetin e duhur skuadrës mike, e cila do ta luajë ndeshjen e dytë në fushën e saj dhe do të kërkojë kalimin e mëtejshëm të turit.

Por duhet thënë se edhe fierakët, edhe pse nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola, nuk kanë hequr dorë nga synimet e tyre dhe ky rezultat ka ardhur më shumë jo si mundësi reale e tyre, por si rrjedhojë psikologjike që Apolonia po kalon pas ngjarjeve të fundit na kampionat. Barazimi pa gola është një rezultat që e mban të hapur ndeshjen e kthimit dhe çështjen e kualifikimit.

 

Deklarojnë:

Esat Karishik, trajner i Apolonisë: “Ndeshja u zhvillua në një terren të vështirë për të dy ekipet, për shkak të reshjeve të shiut të rëna gjatë 24 orëve. Skuadrat zhvilluan një lojë burrërore dhe me temperament. Për sa i përket ekipit tim, dua të them se ne nuk aktivizuam formacionin më të mirë, pasi disa lojtarë i ruajtëm për ndeshjen e kampionatit, ku do të kemi përballë në fushën tonë Vllazninë kryesuese. Barazimi ishte rezultati më i mirë për të dyja skuadrat.”

Gugash Magani, trajner i Shkumbinit: “Mendoj se ishte një ndeshje ku ekipet më shumë shprehën aftësitë e tyre fizike se ato tekniko-taktike, diktuar kjo edhe nga kushtet e motit. Ka qenë një pjesë e parë e ekuilibruar për të dy ekipet, ku po të ishim treguar pak më të vëmendshëm, edhe mund të kishim shënuar. Por duhet pranuar se të njëjtën gjë mund të kishte bërë edhe Apolonia në rastet e paraqitura. Gjithsesi, mendoj se barazimi i përgjigjet më së miri zhvillimit të lojës.”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Dhjetor 2008
H M M E P S D
« Nën   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: