KF APOLONIA

Apolonia kerkon fitoren aforfe ndaj Lushnjes

Posted on: Dhjetor 2, 2008

Klubi i Apolonisë së Fierit ka çuar në FSHF kërkesën për të fituar në tavolinë takimin ndaj Lushnjes, pas dhunës së tifozëve lushnjarë gjatë ndeshjes mes dy ekipeve, fundjavën e kaluar.
Takimi Lushnja – Apolonia, në stadiumin “Roza Haxhiu” (Lushnje), vetëm futboll nuk ka ofruar. Gjakosje, gurë e sende të hedhura, kartonë të kuq e të verdhë, ndërprerje loje, grindje midis tifozëve dhe ndërhyrje e policisë për të vendosur rregull.
Ishte Gersi Arbëri ai që e kaloi Lushnjën në avantazh në minutën e 26-të, duke çuar në delir tifozerinë vendase, por goli i barazimit, i realizuar nga nga Apolonia në të 36’ provokoi një reagim të ashpër nga ana e fansave lushnjarë. Një gur i lëshuar nga tribuna goditi në kokë qendërmbrojtësin e Apolonisë, 21-vjeçarin Shoshi, duke e gjakosur atë. Futbollisti i Kombëtares U-21 u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ndërkohë që policia ndërhyri për të vendosur rregull midis stafeve teknike dhe grupeve të lojtarëve.
Gjyqtari Tanush Latifi e ndërpreu lojën për gati 7 minuta, por qetësia nuk u rivendos. Në minutën e 38-të sulmuesi brazilian i Apolonisë, Uashington Xhunior, goditi thatë me grusht kundërshtarin, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke i lënë fierakët me dhjetë lojtarë.
Takimi Lushnja- Apolonia rikthen dhe një herë skenat e dhunës në stadiumet e superligës shqiptare. Pas ngjarjeve të ndodhura në Peqin në javën e 4-t të kampionatit, ka qenë derbi myzeqar ai që është përfshirë nga një fenomen i tillë.Gjithsesi pritet që të mërkurën Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së të jap vendimin, pasi të ketë shqyrtuar dhe rastet filmike për këtë takim.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Dhjetor 2008
H M M E P S D
« Nën   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: