KF APOLONIA

Spaho: Pa Lushnjën s’ka vlerë Besa dhe Elbasani

Posted on: Nëntor 25, 2008

Mbrojtësi i fierakëve, Norion Spaho, analizon barazimin me Elbasanin, duke shikuar përpara

Barazimi me Elbasanin nuk u ka “ngjitur” shumë në shije fierakëve, të cilët ishin përgatitur për të festuar një tjetër fitore. Pasi kaloi në avantazh me anë të Junior, Apolonia sikur lëshoi pak në lojën e saj dhe kjo u krijoi mundësi verdhebluve të ishin të pamëshirshëm, duke realizuar dy gola të njëpasnjëshëm.

Kjo do të sillte dhe përmbysjen e rezultatit dhe do të krijonte stepje te vendasit, të cilët, gjithsesi e morën veten gradualisht pas topitjes së disavantazhit. Apolonia ndërtoi një lojë më fleksibël, e mbështetur kryesisht nga krahët dhe arriti të barazojë shifrat me anë të sulmuesit Dhrami, të futur në pjesën e dytë. Fundi i takimit ka sjellë dëshpërim te skuadra e trajnerit Karishik, pasi nuk mundi dot të shkonte përtej barazimit.

Sipas mbrojtësit Norion Spaho, ekipi i tij mund dhe duhet ta kish fituar këtë ndeshje, nëse do të ishte treguar më këmbëngulëse. “Ndoshta ramë pak nga niveli i lojës sonë, pasi kaluam në avantazh, thotë mbrojtësi fierak. Duhet të kishim qenë më agresiv në drejtim të sulmit, edhe pse ndodheshim në avantazh. Elbasanasit shfytëzuan një moment “çlodhjeje” nga ana jonë dhe na goditën.

Këtë gjë, ata e bënë edhe në pjesën e dytë, kur ende s’kishte filluar mirë loja. Megjithatë, pas disavantazhit, ne reaguam mirë dhe rezultat i këtij reflektimi ishte edhe goli i barazimit. Nuk mund të quhet rezultat negativ një barazim me një Elbasan në një formë të tillë, por, mendoj se ne i kishim të gjitha mundësitë për të marrë më tepër nga kjo ndeshje”.

Fakti që Flamurtari dhe Bylis janë shkëputur në tabelën e renditjes, duke i fituar takimet e tyre të radhës, nuk përbën ndonjë shqetësim për mbrojtësin e Apolonisë. “Ne bëjmë përllogaritjet tona dhe nuk na interesojnë shumë skuadrat e tjera. Ka shumë javë, ka shumë ndeshje dhe është akoma herët për të menduar për këto pozicione.

Momentalisht, interesi ynë më i madh është që skuadra të mos humbasë dhe të ketë një lojë përgjithësisht konstante nga ndeshja në ndeshje. Kemi fituar me Besën, kemi barazuar me Elbasanin, por nuk duhet të humbasim me Lushnjen, pasi kjo do të na komplikonte shumë gjëra. Unë besoj te vullneti i skuadrës dhe aftësitë drejtuese të trajnerit tonë dhe kjo përbën edhe një siguri për javët e mëpasshme të kampionatit dhe rrugën që do të përshkojë Apolonia”, ka deklaruar mes të tjerash mbrojtësi energjik i Apolonisë, Norion Spaho.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: