KF APOLONIA

Asllani: Apolonia, tjetër spektakël në Fier

Posted on: Nëntor 20, 2008

Sulmuesi Klodian Asllani premton se edhe me Elbasanin fierakët do të luajnë fort

Fierakët ndodhen ende në “qiellin e shtatë” pas fitores me Besës dhe skuadra është e karikuar për të përsëritur atë që bëri ndaj një kundërshtari të vështirë. Ndonëse në Fier do të “bujtin” elbasanasit e Mirel Josës, Apolonia nuk e ka humbur shkëlqimin e fitores dhe akoma ruan një pjesë ingranimi të asaj ndeshjeje të bukur, sikur të mos i kishte shkarkuar të gjitha “bateritë” në atë takim për javën e fundit të fazës së parë.

Sulmuesi “veteran” i skuadrës fierake, Klodian Asllani, ka shpresën dhe besimin e madh se ekipi i tij do të jetë i njëjti si me Besën edhe në takimin e parë të fazës së dytë, duke bërë një tjetër spektakël dhe të tjera emocione përballë tifozërisë së vet në stadiumin “Loni Papuçiu”. “Do të jetë një ndeshje që vërtet ia vlen të përjetohet.

Elbasani është një “kockë e fortë” për çdo kundërshtar dhe ta vështirëson së tepërmi fitoren. Por Apolonia ka dhuruar gjithmonë ndeshje të bukura ndaj tyre, të shoqëruara këto dhe me rezultate të mira. Edhe fazën e parë, ne bëmë të njëjtën gjë në stadiumin e tyre, duke qenë edhe pranë fitores në momente të ndryshme të lojës.

Kemi të drejtën tonë që ta kërkojmë me ngulm fitoren përpara publikut, që do të na japë përkrahjen e vet të pakursyer gjatë gjithë kohës. Rikthim pas kaq javësh te fitorja na ka dhënë kurajë, besim dhe forca në vetvete, duke bërë që të shohim përpara me optimizëm.

Nuk duhet të gabojmë në një moment të tillë, sidomos kur luajmë në fushën tonë, pasi rivalët tanë të drejtpërdrejtë do të përpiqen të përfitojnë, nëse ne do të bëjmë gjysmë hapi. Jo se do të na duhet të merremi me llogaritë e të tjerëve, por gjithsesi për të qenë të sigurt, duhet që ndeshja me Elbasanin të fitohet patjetër,” – shprehet Asllani.

Golashënuesi i mirënjohur i kampionateve shqiptare vlerëson edhe formën e mirë që po kalon sulmuesi serb Mlladen Bërkiç, duke mos e parë me syrin e rivalit, por duke e përllogaritur në forcën finalizuese të ekipit të tij. “Apolonia ka nevojë për sa më shumë lojtarë që dinë të luajnë me topin dhe të shënojnë gola. Bërkiç është një sulmues që ka rritje në lojën e vet dhe kohët e fundit nuk i kanë munguar as konkretizimet në portë.

Më vjen mirë që ai po del në formën e tij, sepse kjo ndikon pozitivisht te të gjithë lojtarët e tjerë të repartit sulmues. Kjo çon në përmirësimin e vazhdueshëm të Apolonisë,” ka pohuar mes të tjerash sulmuesi i Apolonisë, Klodian Asllani.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: