KF APOLONIA

Apolonia, fitorja e nxit për fazën e dytë

Posted on: Nëntor 20, 2008

Të gjithë po vënë baste për sulmuesin serb Bërkiç, autorin e dopietës ndaj Besës

Një fitore që, më shumë se vlera e pikëve të marra, ka rritur moralin dhe prestigjin e Apolonisë, por njëherësh i ka shërbyer trajneri Esat Karishik si “guri i provës” për të krijuar përshtypjen e duhur të ekipit të vet. Ndaj Besës së Kavajës, Apolonia ka shpalosur në fushë një nga lojërat e saj më të bukura në këtë sezon dhe ka treguar tjetër fytyrë, duke përmbysur çdo gjë nga ndeshjet e dobëta të zhvilluara disa të tilla radhazi, jo shumë larg nga java që sapo është mbyllur.

Trajneri Karishik ka mbetur i kënaqur më tepër me mentalitetin që futbollistët e tij treguan gjatë atij 90-minutëshi, me ngarkesë tepër të lartë dhe me ruajtjen e ritmit të lojës deri në fund të saj, duke mos e lejuar kundërshtarin për asnjë moment të lojës që ta provokonte fitoren e Apolonisë.

Ekipi fierak ka luajtur në bllok dhe ka ngjitur në shkallën më të lartë lojën e mirë që zhvilloi javën e kaluar në Peqin. Ai që ka spikatur më tepër në këtë takim, ka qenë sulmuesi serb i Apolonisë, Mlladen Bërkiç, i cili përveçse ka shënuar dy gola të bukur për nga ana e interpretimit, ka treguar gjatë gjithë lojës aftësi të mira në përpunimin e topit, duke u shndërruar në rrezikun numër një për mbrojtjen kavajase, e cila ka qenë gjatë gjithë kohës në panik.

Pas golit të shënuar me goditje dënimi në ndeshjen me Teutën, dopieta ndaj Besës e ka ngjitur në tre numrin e golave të shënuar në kampionat nga Bërkiç, duke u bërë shënuesi më i mirë i Apolonisë gjatë fazës së parë. Megjithatë, trajneri boshnjak i fierakëve është më kërkues ndaj sulmuesit serb dhe ka më shumë besim në aftësitë e tij.

Karishik është i gatshëm të vërë bast me këdo se Bërkiçi ka aftësi të shkëlqyera goditëse dhe mund të shënojë gol në çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshtari, duke rivalizuar me dinjitet në listën e shënuesve më të mirë të kampionatit shqiptar. Kjo gjë përbën një tregues të mirë për Apoloninë, e cila ka vuajtur shumë nga fakti i mungesës së një shënuesi prodhimtar.

Fitorja me Besën ka bërë që Apolonia t’i largohet edhe më tepër fundit të tabelës, Lushnjës dhe Partizanit, duke e rritur në +4 diferencën me to. Momentalisht, së bashku me Bylisin dhe Flamurtarin, Apolonia përbën minigrupin që lufton mes dy pozicioneve: largimit nga “zona e ftohtë” dhe bashkimit me mesin e artë të tabelës së renditjes.

Në fazën e parë, Apolonia siguroi 3 fitore (me Lushnjën, Partizanin dhe Besën), 2 barazime (me Elbasanin dhe Flamurtarin) dhe 6 humbje (me Vllazninë, Tiranën, Bylisin, Teutën, Dinamon dhe Shkumbinin), shënoi 9 gola dhe pësoi 13 të tillë, duke grumbulluar 11 pikë dhe duke zënë vendin e dhjetë në tabelën e renditjes. Megjithatë, shpresat për një Apoloni ndryshe në fazën e dytë janë të shumta dhe vetë ekipi ka dhënë shkëndija të qarta në ndeshjen e fundit, në atë fitore të bukur me Besën me rezultatin 3-1.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: