KF APOLONIA

Apolonia merr zemër, kërkon tjetër fitore

Posted on: Nëntor 19, 2008

Pas suksesit me Besën, fierakët kërkojnë sërish që në fushën e tyre të marrin tri pikë

Asnjëherë në këtë kampionat Apolonia nuk kishte arritur të shënonte 3 gola dhe ky shpërthim do të vinte pikërisht në javën e fundit, aq më tepër ndaj një kundërshtari që të imponon respekt, Besës së Kavajës.

Sportdashësit fierakë kanë duartrokitur një ekip që është shfaqur rrallë në nivele të tilla impresionuese. Kur kishte filluar të dyshohej se skuadra e kishte zhbjerrur karakterin luftarak dhe dëshirën për t’u prezantuar denjësisht në fushën e lojës, Apolonia do t’i përmbyste të gjitha dhe do të fliste me gjuhën e një futbolli të shpejtë dhe tepër rezultativ.

Skuadra kishte arritur të fitonte edhe dy ndeshje të tjera më parë, me Lushnjën dhe me Partizanin, por asnjëra prej tyre nuk e ka pasur shkëlqimin e fitores ndaj kavajasve, qoftë edhe fitorja në transfertë me të kuqtë.

Apolonia e ka shpërfytyruar tërësisht Besën, aq sa të krijohej përshtypja se luante ndaj një kundërshtari të një niveli më inferior dhe jo ndaj një skuadre që gjithmonë ka pretenduar për trofeun e kampionatit. Fierakët janë treguar të pakalueshëm në mbrojtje, ku nuk janë lejuar korridore veprimi për sulmuesit kavajas, një mesfushë që ka djersitur shumë dhe ka prodhuar raste komode për repartin e avancuar, i cili e ka shpërblyer më së miri gjithë harmonizimin e skuadrës.

Junior dhe Bërkiç në dy raste janë ngritur në rolin e protagonistit, duke mposhtur portierin kavajas Zendeli. Për brazilianin Junior Uashington, duket se është një moment rilindjeje për të, pasi ka disa ndeshje që është në formë optimale, kurorëzuar kjo dhe me shënimin e golit ndaj Besës. “Herë pas here e kemi treguar se Apolonia nuk është një ekip i thjeshtë, që duhet marrë lehtë.

Ne kemi zhvilluar lojëra të bukura dhe me rezultat edhe në të kaluarën, por kjo me Besën ka qenë ndeshja më e bukur që ne kemi dhuruar në këtë kampionat. Jo vetëm pse fituam bindshëm dhe me rezultat të pastër, por gjatë gjithë ndeshjes në fushë është parë vetëm Apolonia.

Nuk duhet të harrohemi e të kujtohemi sërish pas tre-katër javësh për të zhvilluar një ndeshje të mirë apo dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Këtë gjë duhet ta bëjmë ca më shpesh, mundësisht edhe javë për javë. Meqë luajmë edhe një tjetër ndeshje brenda fushës sonë, atëherë duhet ta fitojmë edhe betejën me Elbasanin.

Me ta ne kemi barazuar në fushën e tyre, kështu që i kemi mundësitë e duhura për të fituar edhe në Fier,” është shprehur sulmuesi brazilian Junior Uashington, duke mos lënë mënjanë edhe dozat e humorit. Ndeshja me Elbasanin do të jetë e para e fazës së dytë. Në fazën e parë Apolonia ka surprizuar, duke debutuar me sukses, pasi ka barazuar 0-0 në “Ruzhdi Bizhuta”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: