KF APOLONIA

Apolonia i nxori “kallajin” Besës

Posted on: Nëntor 17, 2008

apolonia-besa-3-1Kur nuk prodhon futboll në fushë, nuk mund të presësh suksesin, sentenca e ekipit kavajas

 

 

 

 

 

 

Humbja e turpshme ndaj Apolonisë në Fier bindi edhe më skeptikët se kjo është Besa më e dobët e pesë viteve të fundit. Madje edhe në ligën e parë verdhezinjtë prodhonin futboll shumë më të mirë 7 vite më parë. Barazimi ndaj Partizanit u nxitua të vlerësohej si një rastësi.

Ndërsa humbja ndaj Apolonisë, mbi të gjitha loja që zhvilloi Besa, bindi se ky ekip nuk mundet dot të prodhojë një futboll normal. Vetë futbollistët, të pyetur pas takimit me Partizanin, deklaruan se nuk kuptuam çfarë ndodhi sot. Po ashtu, edhe pas takimit në Fier pothuajse e njëjta përgjigje. Atëherë një njeri normal, jospecialist, pyet:

Kur këta nuk e dinë çfarë ndodhi, atëherë si mund të kalohet në korrigjim të saj? Le të shohim vetëm takimin e fundit. Verdhezinjtë zbritën në “Loni Papuçiu” të Fierit me po atë skemë taktike dhe me po ata futbollistë. Një ekip i rreshtuar me katër mbrojtës, Xhafa, Hoxha, Leci e Tetova e para tyre Ishka e Sakaj, ndërsa në krah Kuli e Progni, ndërsa në sulm Mancaku e Haliti.

Pa dashur të bëjmë specialistin, konstatohet lehtë se Besa u vendos për të mos humbur, pra me një rrjetë mbrojtëse, e pëlqyer dhe e mbrojtur me fanatizëm nga Daja. Në këtë rreshtim, kush vallë duhet të merrej me lojën ofesive, ose thënë shqip, kush do të organizonte mesfushën? Nëse fierakët pjesën e parë u frikësuan disi nga emri dhe renditja në tabelë e Besës, në pjesën e dytë guxuan dhe fituan. Lojtari serb Bërkiç në qendër të sulmit bëri çfarë deshi në mbrojtjen kavajase.

Ky futbollist deri para takimit me verdhezinjtë nuk kishte treguar aq klas e shpirt. Po ja që ai dhe të gjithë fierakët u bindën se ndaj kësaj Bese, nëse vë shpirtin në fushë, me siguri vjen suksesi. Takimi përfundoi vërtet 3-1, por të gjithë panë se vendësit mund të kishin fituar akoma thellë.

Besa ndaj Apolonisë ishte një ekip amorf, pa shpirt, pa futboll. E të mendosh se te këta kualitete vetë Daja, kur merrte detyrën, besonte te titulli, do të ishte zhgënjimi më i madh. Kjo Besë tashmë nuk prodhon më futboll. Kjo Besë, kudo ku luan, taktikisht udhëhiqet nga mendimi të mos pësojë. Kësaj Bese i është hequr futbolli i saj tradicional. Kjo Besë nuk mund të bëjë tri pasime rresht pa gabuar.

Mjafton të kujtoni se si i ka pësuar golat, të gjitha gabime dhe topa të dhuruar vetë. Kjo Besë nuk merret vesh se si luan në fushë. Të mendosh se në fushë ka futbollistë që njohin mjaft mirë topin, atëherë habitesh se si ata nuk bëjnë pesë pasime të sakta bashkë.

Ekipi fierak i nxori “kallajin” Besës, duke i treguar asaj se futbolli nuk luhet me emra, por me shpirt e vrapime. Apolonia, përpos Partizanit, nuk kishte fituar për javë të tëra. Apolonia askujt nuk i kishte shënuar tre gola e mund të bënte pesë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: