KF APOLONIA

Shoshi: Apolonia s’ka harruar të fitojë

Posted on: Nëntor 15, 2008

Mbrojtësi fierak Maringlen Shoshi shprehet optimist dhe kërkon një fund të suksesshëm për ekipin

Besa do të jetë mysafirja e fundit në stadiumin “Loni Papuçiu” për fazën e parë të kampionatit. E inkurajuar edhe nga prania e publikut të vet, Apolonia do të kërkojë me ngulm sigurimin e një tripikëshi, që do t’i jepte shumë forcë e kurajë për të vazhduar më tej dhe për ta filluar më me besim e forca fazën tjetër të këtij kampionati.

Besa, që synon kreun e renditjes, dhe Apolonia, që kërkon t’i largohet sa më shpejt “zonës së ftohtë”, kanë rezervuar këtë javë përplasjen mes tyre, në një ndeshje ku trajneri Esat Karishik do të kërkojë të nënshkruajë fitoren e parë në kampionat në drejtimin e një ekipi shqiptar. Dhe gjithë skuadra fierake është e gatshme për të përmbushur dëshirën-detyrë të trajnerit të vet, si të vetmen alternativë të mundshme. “Jemi të destinuar të fitojmë në një ndeshje me një kundërshtar që luan bukur dhe që është një skuadër e rrezikshme.

Nga skuadra kërkohet një shpirt i lartë gare, lojë e disiplinuar dhe qartësi taktike në fushë. Do të kemi një favor këtë herë, sepse do të na kthehet tifozëria dhe kemi një arsye më shumë për të fituar. Një fitore ndaj kavajasve do ta ndihmonte edhe më shumë trajnerin tonë për të njohur më mirë vlerat e skuadrës dhe mentalitetin e karakterin që ekziston brenda nesh.

Do t’i bindim edhe të tjerët se Apolonia nuk ka harruar të fitojë,” deklaron mbrojtësi fierak Mariglen Shoshi, i cili ka luajtur së bashku me Meton për kavajasit në ndeshjet e Kupës UEFA këtë sezon. Ai e ka të qartë se Besa të “dhuron” shumë telashe dhe kurrë nuk ta bënë të lehtë fitoren, por Apolonia futet në fushën e lojës me besimin maksimal për të mos lëshuar dhe për të mos bërë asnjë lloj kompromisi me veten për tjetër rezultat, përveç fitores.

“Një fitore do të ishte mbyllja më e mirë e kësaj faze dhe do të na shërbente tepër për të rikthyer qetësinë paksa të munguar në skuadër kohët e fundit,” ka thënë në fund të fjalës së tij qendërmbrojtësi i Apolonisë së Fierit, Mariglen Shoshi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: