KF APOLONIA

Apolonia nxjerr mësimet nga humbja në Peqin

Posted on: Nëntor 11, 2008

Edhe trajneri serb Esat Karishik e ka startuar me humbje “aventurën” e tij të re në kampionatin shqiptar, në të parën ndeshje të drejtuar në krye të Apolonisë. Fierakët, prej javësh me mungesë të vazhdueshme të rezultateve, janë mposhtur 2-0 në Peqin, përballë skuadrës vendëse.

Furia e Shkumbinit ka marrë përpara edhe mobilizimin e futbollistëve fierakë, për të bërë një paraqitje të mirë para trajnerit të ri, edhe dëshirën e trajnerit Karishik për të rrëmbyer një pikë, që do të kishte shumë vlera për ndeshjen e tij të parë.

Në njëfarë mënyre, ndarja e pikëve të kësaj ndeshjeje ka qenë e mirëllogaritur dhe e parashikuar, për vetë performancën me të cilën vinin të dyja skuadrat deri këtu, por nuk duhen harruar asnjëherë bilancet, teksa Apolonia shënon humbje pas humbjeje dhe vazhdon të mbetet në kuotën e 9 pikëve.

Trajnerit të ri të fierakëve normalisht që do t’i duhet pak kohë për të njohur mentalitetin e skuadrës, mundësuar kjo edhe nga prania e një njohësi të mirë të futbollit fierak, siç është zv.trajneri Dhimitër Papuçiu.

Megjithatë, deklarimet e para të Karishikut pas ndeshjes në Peqin, përveç gjuhës diplomatike që përdoret në kësi rastesh, kanë qenë vlerësuese për Apoloninë, duke u shprehur se skuadra ka luajtur në lartësinë e duhur, gjithsesi, e finalizuar me humbje të takimit në finishin e 90-minutëshit.

Paçka rezultatit, humbja e ndeshjes në Peqin i ka shërbyer skuadrës fierake, sidomos trajnerit Karishik, i cili duhet të ulet më “këmbëkryq” për të përcaktuar diagnozën e skuadrës. Trajneri i fierakëve e ka ndier vështirësinë dhe rrugën e vështirë që duhet të përballojë Apolonia, teksa pas ndeshjes me Shkumbinin, ka deklaruar se në merkaton e janarit duhet ndërhyrë për të siguruar afrimin e disa lojtarëve të tjerë cilësorë.

Kjo nuk është një deklaratë për të përgatitur dhe justifikuar ndonjë dështim të mundshëm pasardhës të skuadrës fierake, por është një kërkesë e lexueshme, teksa lexon hapat e hedhur dhe lojën që po zhvillon Apolonia nga java në javë. Karishik ka humbur ndeshjen e parë në të parin prezantim zyrtar të tij si trajner i Apolonisë dhe, në fund të fundit, ka qenë një humbje disi e paralajmëruar dhe e pritshme.

Por pas kësaj transferte, Apolonisë do t’i duhet të luajë në shtëpinë e saj përballë një tjetër skuadre ambicioze dhe me ecuri mjaft pozitive në këtë kampionat, siç është Besa, sepse të gjithë e kuptojnë se Apolonisë nuk i mjaftojnë më vlerësimet për lojëra të bukura kur ajo humbet. Më shumë se kurrë, kësaj skuadre i duhen pikët që të çojnë drejt objektivave, qoftë edhe minimale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: