KF APOLONIA

Apolonia, testi i parë për serbin Karashik

Posted on: Nëntor 9, 2008

Fierakët e vlerësojnë me realizëm kundërshtarin, por kjo nuk do të thotë se janë të dorëzuar

“Dashuria” serbe e fierakëve do të ketë prologun e vet në ndeshjen me Shkumbinin, një provë shumë e vështirë për Apoloninë, duke pasur parasysh pozicionet që mbajnë në tabelë dy ekipet dhe, nga ana tjetër, ecurinë e javëve të fundit. I ardhur vetëm javën e fundit në krye të ekipit, pas dorëheqjes së trajnerit Gerti Haxhiu, për trajnerin e ri të Apolonisë, Karashik, kjo ndeshje do të ketë rëndësinë e vet dhe do të jetë prezantimi zyrtar i tij me skuadrën. Teksa kanë vazhduar stërvitja intensive dhe normale, nën drejtimin e Karashikut, futbollistët fierakë janë mobilizuar në maksimum për të kaluar testimin e parë me trajnerin e ri dhe janë të gatshëm për të justifikuar dhe për të dhënë më të mirën në fushën e lojës, për të dhënë njëherësh dhe sinjalet e një rikthimi të Apolonisë drejt pozitivitetit. “Eshtë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Fusha e Peqinit është nga më të vështirat për të marrë pikë, pasi vendësit janë mjaft të suksesshëm në zhvillimin e këtyre takimeve. Megjithatë, na duhet të përballojmë një Shkumbin në një formë të shkëlqyer dhe të përpiqemi për t’i mohuar fitoren. Një barazim për ekipin tonë me një skuadër të tillë, do të ishte një rezultat që do të na kënaqte dhe do të na shërbente,” – shprehet kapiteni Meto. Apolonisë i mungojnë rezultatet dhe pikët në ndeshjet e fundit, ku niveli i ekipit ka pësuar një rënie të theksuar dhe një mungesë dëshire në fushën e lojës. Pavarësisht rezultatit që do të shënohet në ndeshjen me Shkumbinin, më shumë interes për momentin do të ketë zhvillimi i një loje të mirë nga ana e fierakëve dhe rikthimi i skuadrës në nivelet e saj më të mira. Kjo ndeshje nuk do të jetë vetëm testi që futbollistët duhen të parballojnë ndaj trajnerit të ri, por mbi të gjitha duhet të gjejnë forcat në vetvete, pasi rruga e kampionatit është ende e gjatë dhe Apolonisë i mbetet edhe shumë punë për të bërë drejt rrugës së synimeve të saj. Ndeshja e Peqinit duhet të flasë dhe të tregojë shumë për Apoloninë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: