KF APOLONIA

Esat Karishik, trajner serb për Apoloninë

Posted on: Nëntor 7, 2008

Që dje, ekipi fierak ka trajnerin e ri, i cili i është përveshur menjëherë punës

Përveç katër lojtarëve serbë që ka në gjirin e vet skuadra e Apolonisë, pasditen e djeshme i është shtuar edhe trajneri serb Esat Karishik. Trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën fierake është prezantuar nga presidenti i klubit “Apolonia” vetëm pak minuta përpara fillimit të ndeshjes së kontollit që ekipi do të zhvillonte në vazhdim të përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Shkumbinin.

Në konferencën e shtypit të organizuar me këtë rast, pas prezantimit me futbollistët të trajnerit të ri, presidenti Endri Puka u shpreh se trajneri serb Karashik është me përvojë, që ka drejtuar më parë ekipin e Novi Pazarit, ka qenë drejtor teknik për mjaft kohë te ky ekip, dhe së fundi ka punuar në Federatën Serbe të Futbollit, duke qenë përzgjedhës i lojtarëve të ekipeve kombëtare.

Ndërkohë, trajneri që ka bërë një kontratë njëvjeçare me Apoloninë, Esat Karishik, në konferencën e shtypit ka deklaruar se e njeh shumë pak futbollin shqiptar dhe aq më pak atë fierak. Por duke pasur një zëvendëstrajner si Dhimitër Papuçiu, që e njeh mirë psikologjinë e temperamentin e lojtarëve fierakë, do të dijë që shumë shpejt, duke parë dhe kasetat filmike të ndeshjeve të Apolonisë, së zhvilluara gjatë kampionatit të superligës, të futet si duhet në botën e brendshme të ekipit bardhejeshil dhe për ta drejtuar atë, jo vetëm për ta nxjerrë nga kriza e rezultateve, por edhe për të ecur shumë më lartë në tabelën e renditjes.

“Vërtet do të jetë e vështirë, por nuk ka asgjë të pamundur për t’u arritur. Unë kam një përvojë të pasur në këtë drejtim dhe do të mundohem që ta përcjell me të gjitha forcat, energjitë dhe profesionalizmin tim dhe tek ekipi që do të drejtoj.

Unë flas pak në përgjithësi për gazetarët, megjithse do të jem dashamirës i medias, por dua të flas shumë në fushën e lojës, pasi detyra ime, për të cilën dhe kam ardhur, është Apolonia,” – u shpreh në konferencën e shtypit trajneri i sapombërritur Karashik.

Pas kësaj deklarate, trajneri serb i Apolonisë është zhvendosur në stolin e stadiumit “Loni Papuçiu”, ku skuadra ka zhvilluar ndeshjen e kontrollit të radhës, të cilën ai e ka parë me seriozitet dhe në momente të veçanta ka ndërhyrë për të rregulluar probleme të aspektit taktik.

Në përgjithësi, trajneri serb i fierakëve ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij e re, që do të drejtojë nga sot e në vazhdim, megjithëse ka pranuar se ka shumë punë për të bërë dhe pa mund e djersë në seancat stërvitore nuk mund të arrihen rezultatet e dëshiruara, prandaj kërkon angazhimin e të gjithëve.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: