KF APOLONIA

Apolonia, qetësi pas largimit të trajnerit

Posted on: Nëntor 5, 2008

Një situatë të cilën Apolonia është e detyruar ta përballojë me qetësi dhe që nuk duhet të ndikojë negativisht në skuadër. Dorëheqja e trajnerit Gerti Haxhiu ka shkaktuar vakuumin e drejtimit të stolit fierak, teksa skuadra vazhdon përgatitjet e saj për ndeshjen e radhës ndaj Shkumbinit.

I dorëhequri Haxhiu e ka drejtuar Apoloninë që nga fillimi i sezonit 2007-2008, duke prologuar me turneun “Norga” të vitit të kaluar, i shpalli fierakët nënkampionë të kategorisë së parë dhe siguroi kësisoj një nga dy biletat e mundshme për ngjitjen e skuadrës në superligë.

Nën drejtimin e tij, Apolonia fitoi një portretizim simpatik dhe u bë një skuadër grintoze dhe rezultative, edhe pse përbërja e saj mbështetej në futbollistë shumë të rinj në moshë. Por superliga nuk rezultoi shumë e suksesshme për këtë skuadër, e cila me të vërtetë që i bëri një nisje të mirë, teksa barazoi në Elbasan në javën e parë dhe një javë më vonë fitoi ndaj Lushnjës.

Në takimet pasardhëse Apolonia pësoi oshilacione të theksuara nga java në javë, duke treguar një paqëndrueshmëri të theksuar. Në 7 javë të tjera, ekipi siguroi vetëm 4 pikë, duke fituar 1 ndeshje (ndaj Partizanit në Tiranë), barazuar 1 (me Flamurtarin në Fier) dhe humbur 4 të tilla (me Vllazninë, Tiranën, Bylisin dhe Dinamon). Nuk kanë qenë vetëm rezultatet e dobëta, por edhe loja e këtij ekipi që ka lënë për të dëshiruar, pasi skuadra po humbiste terren dhe konfiguracion pas çdo takimi, duke rrëshqitur drejt fundit të tabelës.

Gjendja erdhi dhe u bë më e ndjeshme e më e nderë, sidomos pas ndeshjes me Flamurtarin, ku trajneri Haxhiu lëshoi disa deklarata të forta dhe agresive ndaj skuadrës. Gjithsesi, tashmë drejtuesit më të lartë fierakë duhet të përzgjedhin mes kandidaturave më të përshtatshmen për t’u ulur në stolin e skuadrës dhe kuptohet që trajnerit të ri do t’i duhet të marrë mbi supe barrën e nxjerrjes së skuadrës nga kjo gjendje dhe të krijojë një tjetër ritëm, për të mos shtuar risqet e pozicionimit në zonën e ftohtë.

Dhe nuk kanë munguar as emrat e lakuar për të qenë në krye të Bylisit, por aktualisht skuadra drejtohet nga zv/trajneri Adrian Balla. Nuk dihet nëse trajneri i ri do të ulet në stol për të drejtuar që nga ndeshja e radhës me Shkumbinin apo do të vëzhgojë skuadrën në këtë ndeshje, edhe pse nga drejtuesit e klubit është deklaruar se zbardhja e këtij emri do të bëhet këto dy ditë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: