KF APOLONIA

Apolonia, pranohet dorëheqja e Haxhiut

Posted on: Nëntor 4, 2008

gerti-haxhiu-trajneri-i-aplonise1

Janë gjashtë kandidatura për stolin fierak deri tani, ku tre janë trajnerë të huaj

Zyrtarët më të lartë të Apolonisë kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre në lidhje me kërkesën e trajnerit Gerti Haxhiu, pas një sërë rezultatesh të dobëta që skuadra kishte akumuluar në ndeshjet e fundit. Presidenti i Apolonisë, Endri Puka, në deklaratën zyrtare të shpërndarë pasditen e së hënës për mediat, ka bërë të ditur vendimin e marrë nga kryesia e klubit, konkretisht pranimin e dorëheqjes së trajnerit Gerti Haxhiu, pas kërkesës së bërë nga ky i fundit, kërkesë kjo e ardhur pas humbjes 0 – 2 me ekipin e Dinamos, në vijim të rezultateve të dobëta të një sërë ndeshjesh në vazhdimësi, si dhe zgjidhjen me mirëkuptim të kontratës mes dy palëve.

Kjo dorëheqje, sipas presidentit Puka, ka ardhur si rezultat i prishjes së harmonisë së grupit, që ka qenë arma kryesore e ekipit të Apolonisë, gjë që nuk ka funksionuar si duhet dhe për këtë faji është i një pjese të lojtarëve të aktivizuar në takimet e fundit. Pas pranimit të dorëheqjes së Haxhiut, janë paraqitur pranë klubit 6 kandidatura të mundshme për zëvendësimin e tij, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditura për momentin.

Veç këtyre kandidaturave që vijnë nga kampionati shqiptar, janë edhe tre kandidatura nga trajnerë të huaj. Vendimi për zgjedhjen e trajnerit të ri të stolit fierak do të merret shumë shpejt, brenda dy tri ditësh, duke filuar që nga dita e hënë. Përpos kësaj deklarate të bërë nga presidenti Puka, është parë që të hënën sekretarit të klubit, Elton Marini, të mos i zinin këmbët dhe, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me trajnerët kandidatë për stolin fierak.

Ndërkohë, stërvitja e skuadrës së Apolonisë në vijim të përgatitjeve të ndeshjes së radhës me Shkumbinin ka vijuar me qetësi dhe normalitet të plotë, e drejtuar nga zv/trajneri Adrian Balla. Pavarësisht vetëlargimit të trajnerit Gerti Haxhiu, nga ana e drejtuesve fierakë është bërë vlerësimi maksimal për punën e tij dhe për arritjet e padiskutueshme që skuadra ka siguruar në dy vitet e drejtimit të Haxhiut, ku nuk mund të lihet pa përmendur fakti që nën drejtimin e tij, Apolonia rifitoi të drejtën për t’u ngjitur në superligë, duke merituar edhe vlerësimin si arkitekt i kësaj skuadre.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: