KF APOLONIA

Problemi i Apolonisë mbetet finalizimi

Posted on: Tetor 29, 2008

Trajneri Gerti Haxhiu kritikon vetëm fazën përmbyllëse të aksioneve të skuadrës që drejton

Ndryshe nga synimet dhe objektivat që i kishin vënë vetes para fillimit të ndeshjes me Bylisin, Apolonia nuk arriti dot që të merrte një rezultat pozitiv në stadiumin e Ballshit. Një humbje minimale, që gjithsesi e ka nxjerrë pa pikë ekipin e Gerti Haxhiut, por jo inferior në fushë, përkundrazi. Fjalët e trajnerit fierak pas ndeshjes kanë qenë faktike dhe të mbështetura në atë që u zhvilluara përgjatë 90-minutëshit.

Apolonia ka zhvilluar një lojë me qarkullim të dendur të topit, futbollistët e saj kanë qenë më në kërkim se vendësit, por janë treguar konfuzë në çaste të caktuara, sidomos në momentet finale përpara portës. Eshtë kjo drithërima dhe dhimbja më e madhe e trajnerit Haxhiu, i cili vazhdon të jetë stoik në kërkesat e tij ndaj skuadrës dhe për më tepër edhe optimist, sekret me të cilin është i lidhur ngushtë edhe profesioni i trajnimit.

”Nëse skuadra do të paraqitej në nivele inferiore loje karshi kundërshtarit, unë nuk do të kisha vazhduar të besoja apo të shprehesha për potenciale të pashfrytëzuara brenda saj, pasi nuk janë në natyrën time personale shfaqjet e karakterit të spektaklit për të shkaktuar impakt mediatik,” ka thënë trajneri i Apolonisë, i cili vijon: “Në mënyrë të vijueshme ka qenë shqetësues një detaj i skuadrës, për të cilin ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, pikërisht problemi i aksioneve përmbyllëse dhe efektiviteti në forcën goditëse.

Ky shqetësim vjen dhe rritet, nëse do të analizosh volumin e lojës që zhvillon ekipi ynë në shumë ndeshje, ku jemi ndarë me një rezultat jo të volitshëm për ne. Apolonia është një skuadër krijuese, që di të shprehet shumë mirë në fushën e lojës, por rendimenti i saj nuk shkon në sinkron të plotë me rezultatin e marrë në fund të ndeshjes.”

Karakteristike për trajnerin Gerti Haxhiu, mbetet si gjithmonë një anë e spikatur e portretit të tij, fryma e optimizmit maksimal te djemtë e skuadrës, gjë që është e mbështetur në njohjen e detajshme që Haxhiu ka ndaj ekipit që drejton. “Në një kampionat të gjatë dhe me kaq shumë javë, siç është evenimenti i superligës, ka vend për të gjitha skuadrat për t’u shprehur ashtu siç duhet. Do të vijë dhe radha e Apolonisë, madje shumë shpejt.

Skuadra jonë është premtuese dhe rezultatet e saj nuk do të mungojnë. Kam besimin e patundur që Apolonia nuk do të jetë një skuadër e përvuajtur dhe me rezultate sporadike, që do të synojë mbijetesën mes kalvarit të zhytje-daljeve në sipërfaqe. Për këtë, ne do të bindim këdo përmes lojës efiçiente dhe me rendiment e rezultat që do të dhurojmë në të ardhmen,” ka përfunduar trajneri i Apolonisë, Gerti Haxhiu, duke shtuar se humbja në takimin me Bylisin nuk ka qenë meritë e kundërshtarit, por rrjedhojë e defekteve që vetë Apolonia duhet të meremetojë brenda vetes së saj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: