KF APOLONIA

Apolonia, vëmendja i kalohet Bylisit

Posted on: Tetor 23, 2008

Mbrojtësi fierak Erald Elmazi thotë që ekipi do të kërkojë më të mirën në Ballsh

Ka mbetur pas barazimi me Flamurtarin dhe fierakët dëshirojnë që të fashitet e harrohet çdo hije e tjetër e mundshme që ka të bëjë me këtë ndeshje, duke dashur që të hedhin shikimin tej, atje ku shfaqet takimi i radhës, transferta me Bylisin.

Natyrisht që skuadra fierake nuk ka nevojë për më tepër tension, trysni apo edhe aludime. Në një ndeshje të vështirë, si është ajo në “Adush Muça”, djemtë e Apolonisë kanë nevojë për përkrahje, motivim, nxitje dhe besim për të ecur përpara.

Përplasja me mallakastriotët nuk është vetëm një ndeshje kalendari dhe një sfidë e radhës që përbën kuriozitet, por pikërisht për atë që ka ndodhur gjatë kësaj jave me Apoloninë, është edhe një provë për skuadrën, e cila ka në dorë të bëjë “apologjinë” e vet, duke dëshmuar gjithçka në fushën e lojës. Thënë ndryshe, pikët që Apolonia do të synojë të marrë në Ballsh, do të shërbejnë edhe si rehabilitim i skuadrës.

Askush nuk e mendon të lehtë këtë ndeshje, por brenda dëshirës së heshtur kujton dhe kërkon që Apolonia të përsëritë sezonin e kaluar në ndeshjet me Bylisin, ku fierakët i fituan të dy takimet me rezultatin 1-0, duke u shndërruar në “tersin” e mallakastriotëve.

Megjithatë, situatat kanë ndryshuar dhe Bylisi është një skuadër që ka filluar ta ndjekë me ritmin e duhur superligën, duke siguruar së fundi edhe rezultatet, por ajo çka kërkon Apolonia në ndeshjen e së dielës, nuk do të jetë vetëm në kuadrin e dëshirës, por gati-gati një detyrim.

Mbrojtësi i ri i fierakëve, i cili së fundmi është bërë edhe pjesë e kombëtares së 21-vjeçarëve të Bushatit, Erald Elmazi, përveç kënaqësisë që ndjen nga një fakt i tillë, shprehet edhe për ndeshjen me Bylisin. “Jemi ndodhur nën presion të shumanshëm gjatë gjithë kësaj jave, por dua të them se një barazim me Flamurtarin, është një barazim me një skuadër jo të lehtë dhe nuk duhet parë si fundi i botës.

Kaq, nuk duhet ta flasim më për këtë ndeshje, përveç analizës që i shërben skuadrës për t’u korrigjuar e përsosur për ndeshjen e radhës. Na duhet të mendojmë seriozisht për Bylisin, ndeshje të cilën nuk duhet ta humbasim. Kemi mundësinë e duhur që ndaj këtij ekipi të tregohemi rezultativ dhe kjo do të mbyllë shumë kritika të lëshuara ndaj nesh.

Në rast dështimi, pozicioni ynë do të ndërlikohej tepër,” është shprehur mbrojtësi i Apolonisë, Erald Elmazi, i cili figuron në listën e të grumbulluarve të ekipit kombëtar U-21 së bashku me portierin e dytë të fierakëve, shtatlartin Egland Haxho.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: