KF APOLONIA

Apolonia do të apelojë vendimin

Posted on: Tetor 23, 2008

Kanë reaguar menjëherë drejtuesit fierakë, të cilët e konsiderojnë të ashpër dënimin ndaj tyre

Ka reaguar menjëherë presidenti i Apolonisë, Endri Puka, kur ka mësuar masat e ashpra që ka dhënë disiplinori në lidhje me incidentin gjatë takimit Apolonia-Flamurtari 1-1. Sipas një reagimi për mediat, njëshi i klubit fierak masat e marra nga Komisioni i Disiplinës i konsideron të ekzagjeruara dhe për më tepër që thyejnë vetë Kodin e Drejtësisë Sportive. “Pasi jam njohur me vendimin e sotëm (djeshëm) të Komisionit të Disiplinës dëshiroj të bëj komentet e mëposhtme.

Gjatë ndeshjes së datës 19.10.2008 ndërmjet ekipit të Apolonisë dhe Flamurtarit, në një moment të provokuar nga futbollistët e Flamurtarit (të cilët duke përfituar nga defekti i sinjalizuesit të gjyqtarit nuk nxirrnin topin jashtë fushe për t’i ardhur në ndihmë një lojtari të dëmtuar të F.K. Apolonia) u hodhën nga disa tifozë 3 4 shishe plastike një prej të cilave goditi arbitrin anësor.

Për pasojë u ndërpre ndeshja për të rifilluar pas disa minutash. Sot (dje) komisioni i Disiplinës vendosi që F.K. Apolonia të dënohet të zhvillojë 2 ndeshje pa spektatorë dhe me një gjobë prej 200.000 lekë. Komisioni i Disiplinës ka tejkaluar dënimin e parashikuar në nenin 24/20 të Kodeve të Drejtësisë Sportive. Dënimi maksimal i parashikuar në rastin kur si pasojë e hedhjes së gurëve ose mjeteve të tjera, dëmtohet fizikisht arbitri, por jo deri në atë masë sa të bëjë të pamundur vazhdimin e gjykimit është 200.000 lekë.

Për më tepër në një rast si i yni mund të përdoreshin edhe rrethana lehtësuese pasi në 5 vitet e fundit ky është incidenti i parë që ndodh në stadiumin e qytetit të Fierit. Gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se klubi ynë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin e ndeshjes, por as klubi ynë e as ndonjë klub tjetër nuk mund të zëvendësojë policinë e shtetit në kontrollet e hyrjes në stadium. Nisur nga sa më sipër do t’i kërkojmë Komisionit të Apelit ndryshimin e vendimit të Komisionin e Disiplinës,”- komenton situatën presidenti i Apolonisë, Endri Puka.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: