KF APOLONIA

“Miqtë e Apolonisë”, në krah të ekipit

Posted on: Tetor 22, 2008

Kryetari i shoqatës, Pirro Toska, shpreh shqetësimin për aludimet në media për shumë gjëra

Ndeshja e javës së shtatë mes Apolonisë dhe Flamurtarit është përfshirë nga aludimet për paravendosje të rezultatit, apo dhe trukim nën indikimin e kompanive të basteve. Kjo është shprehur në konferencën për shtyp pas ndeshjes edhe nga trajneri Gerti Haxhiu, i cili nuk ka përmendur emra konkretë, por ka kërkuar që çdo skuadër dhe çdo trajner të vjelë frytet e punës dhe aftësisë së vet dhe jo në bazë të fenomeneve të tilla, që e shëmtojnë imazhin e futbollit. Në lidhje me atmosferën e krijuar para dhe pas ndeshjes me Flamurtarin, është kryetari i shoqatës së tifozëve “Miqtë e Apolonisë”, Pirro Toska, ai që ka sqaruar të vërtetën.
– Janë hedhur hipoteza në lidhje me ndeshjen Apolonia-Flamurtari, duke shkuar deri në trajtimin si objekt të kompanive të basteve. Cili është mendimi juaj?
– Mënyra se si po trajtohet barazimi në Fier nga mediat e shkruara, aludimet se kjo ndeshje ka qenë e trukuar, apo thënë ndryshe, e shitur, të lënë një shije të keqe, teksa e dëgjon dhe e mendon. Madje këtë mendim mund ta kenë edhe pjesëtarë nga stafi drejtues i Apolonisë, por unë mendoj se kurrë nuk mund të flasësh pa fakte konkrete. Ka të dhëna që futbollistët janë paralajmëruar para takimit për problemin në fjalë dhe, nëse kjo është e vërtetë, mua më tingëllon krejt absurde një veprim i tillë, pasi ndikon krejt negativisht në psikologjinë e çdo lojtari.

Nëse lojtarëve u është komunikuar dyshimi për trukim para takimit, atëherë fati i kësaj ndeshjeje është vulosur në një mënyrë apo në një tjetër, pikërisht nga ky komunikim. Stafi drejtues duhet t’i shmangte këto thashetheme të qëllimta për të mënjanuar ngarkesën psikologjike të futbollistëve, që ata të mos e shikonin njëri-tjetrin si armiq dhe dashakeqës të ekipit.
– Ka një moment delikat në çastin e humbjes së penalltisë nga Shoshi, rast për të cilin qendërmbrojtësi i Apolonisë ka dashur të dalë nga fusha e lojës…?
– Adrenalina bën punën e vet. Ajo ndikon në sistemin nervor qendror dhe prish ekulibrin mendor të lojtarit. Edhe në miqësoren me Sopotin, Shoshi ka gabuar nga pika e penalltisë. Duke pasur parasysh ngarkesën e tij, në asnjë mënyrë nuk i duhej besuar ekzekutimi i 11-metërshit, por askush nuk duhet të abuzojë se ky ishte një veprim i qëllimtë.

Askush nuk ka të drejtë të hedhë baltë qoftë mbi futbollistin, qoftë mbi stafin teknik, pasi ka zëra që kërkojnë të krijojnë pështjellim, duke e trumbetuar këtë fakt me tone shumë të ashpra, por ne nuk duhet të lejojmë që marrëdhëniet sportist-sportdashës-trajner të degjenerojnë për keq.

– Ju jeni paksa të rezervuar për qëndrimet e medias në gjithë situatën e kësaj ndeshjeje. Ku konsiston qëndrimi juaj?
– Mediat duhet të tregohen më të kujdesshme në trajtimin e problemeve subjektive, që kanë të bëjnë me botën e brendshme të futbollistëve. Sportistët janë profesionistë dhe më duken të pavend përdorimet e tipit të tillë, si ish-vlonjatët e Apolonisë, apo ish-fierakët e Flamurtarit.

Kushdo lufton për të mbrojtur ngjyrat e fanellës së skuadrës që përfaqëson, pasi kjo fanellë ka një peshë të rëndë për këdo që pranon ta veshë. Unë jam edhe kundër shfaqjeve të tifo-grupit “Ultrasit e Apolonisë” dhe mendoj se u duhet dhënë fund një herë e mirë këtyre problemeve. Ne, “Miqtë e Apolonisë”, jemi të bindur se skuadra i ka forcat dhe mundësitë e duhura dhe situata të tilla si kjo në ndeshjen me Flamurtarin, janë fare të pavlera e të pakëndshme dhe vetëm sa rëndojnë si hije mbi kokat e futbollistëve apo dhe drejtuesve.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: