KF APOLONIA

Haxhiu: Nënvlerësimi i Flamurtarit, fatal

Posted on: Tetor 16, 2008

Trajneri i Apolonisë, Gerti Haxhiu, kërkon të mos abuzohet me “luajmë në shtëpi”

Testime të përditshme dhe temporitëm në përgatitjet që fierakët konsolidojnë në pritshmërinë e zhvillimit të ndeshjes kundër Flamurtarit. Pasi kanë kaluar dhe një provë në ndeshjen me Sopotin e Librazhdit, blloku i shënimeve të trajnerit Gerti Haxhiu është shtuar me detajet e duhura dhe me konkluzionet përkatëse. Çdo gjë duhet të jetë rafinuar deri të shtunën e ardhshme dhe çdo gjë duhet të jetë gati, që Flamurtari të pritet ashtu si duhet në Fier. Pas javës së shtatë, fierakët kanë përllogaritur që në kolonën e pikëve të tyre të jetë kuota e shifrës 10, duke bërë njëherësh që të kalojnë në renditje edhe kundërshtarët e tyre të radhës. Në radhët e fierakëve vihet re përkushtim, dëshirë dhe bindje. Në krye të gjithë këtyre komponentëve qëndron këmbëngulja e trajnerit Haxhiu, i cili e vlerëson këtë takim përtej një sfide të radhës dhe rezultatin e konsideron më shumë se një objektiv për të marrë një tripikësh dhe kaq. Një ekip ka fazat e veta të zhvillimit dhe të ecshmërisë së vet dhe Apolonia duhet t’i lërë pas një orë e më parë luhatjet e tipit të skuadrave debutuese, që akoma nuk janë të bindura në forcat e veta. Kjo është pasqyra që i duhet kësaj skuadre dhe që duhet ta dëshmojë ndaj bregdetarëve të Vlorës. Për trajnerin Haxhiu, ndeshja nuk është e lehtë, por duhet kaluar patjetër me një rezultat pozitiv për skuadrën e tij. “Flamurtari mbetet Flamurtar. Një skuadër me histori dhe traditë, që nuk mund të nënvlerësohet kurrë. Do të ishte fatale të mbështeteshim në faktin që luajmë në shtëpinë tonë dhe çdo gjë është e lehtë. Jemi dëmtuar disa herë kur kemi besuar se rezultatin e kemi marrë pa filluar takimi. Duhet të fitojmë me Flamurtarin për vetë rrjedhshmërinë e ekipit tonë dhe për të besuar më në fund se po shkojmë drejt një kristalizimi të qëndrueshëm. Por fitorja nuk arrihet vetëm me dëshirë. Ajo kërkon përkushtimin e duhur, përgatitjen dhe dominimin në fushën e lojës. Ekipi ynë po vazhdon në mënyrë të vrullshme përgatitjet e tij dhe them se mund t’ia dalim. Paralajmëroj se nuk do të jetë e lehtë dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm në çdo aspekt dhe në çdo moment të lojës,” ka deklaruar trajneri i Apolonisë, Gerti Haxhiu.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: