KF APOLONIA

Dine, dy sfida brenda një ndeshjeje

Posted on: Tetor 16, 2008

Portieri i Apolonisë, Erion Dine, do të luajë përballë ish-skuadrës së tij të shtunën

“Të fitosh ndaj Flamurtarit është e mundshme dhe Apolonia e synon fort për të realizuar të mundshmen. Ne duhet t’i kalojmë vlonjatët për shumë arsye,” ka deklaruar kështu një nga ata që kanë “gjak” vlonjati në radhët e fierakëve, portieri Erion Dine. Takimi Apolonia-Flamurtari tani është më afër se kurrë dhe nga të dy kampet kërkohet të “ndizet” situata, gjithmonë duke synuar që e gjitha të jetë në funksion të spektaklit dhe të luftës së bukur sportive.

Vendësit e Apolonisë kanë të drejtën e tyre të vijnë me më tepër ambicie në këtë ndeshje, pasi shfaqja zhvillohet në shtëpinë e tyre dhe ekipi fierak ia ka detyrim dhe borxh rezultatin pozitiv publikut të vet, i cili gjithmonë pret nga skuadra. “Nuk do të jetë java e luksit për ne, pasi asgjë nuk konsiderohet dhe nuk është e lehtë. Flamurtari ka një ekip me futbollistë cilësorë dhe nuk është një ekip që vjen për të humbur në fushën tonë.

Eshtë sfidë më vete të fitosh ndaj tyre, pasi kanë një ekip që vazhdimisht të krijon probleme dhe ta vështirësojnë fitoren. Megjithatë, kemi marrë çdo risk në sy dhe jemi më se gati për të marrë një tjetër fitore, që do të na ngjiste më tepër në renditje. Apolonia ka gjithë potencialin e duhur për ta bërë këtë gjë dhe unë jam i bindur në suksesin tonë,” – shton Dine.

Skuadrat ndodhen në pozicione të përafërta në tabelën e renditjes pas gjashtë javëve të para. Flamurtari ndodhet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Apolonia në atë të 7 pikëve. Nëse fierakët sigurojnë fitoren ndaj bregdetarëve, atëherë Apolonia do të pozicionohet më mirë edhe në tabelën e renditjes, duke i parakaluar vlonjatët. Portieri i Apolonisë ka edhe një tjetër sfidë, ndaj vetes dhe ndaj ish-skuadrës së tij.

Dine kërkon që në këtë ndeshje porta të jetë e kyçur dhe tërësisht e izoluar për sulmuesit e Flamurtarit dhe, nga ana tjetër, “gardiani” i fierakëve kërkon të motivojë sulmuesit e Apolonisë, të cilët duhet patjetër ta pushtojnë dhe ta ulin “flamurin” e portierit Moçka. Tifozëria fierake është gati për të pritur dhe shijuar fitoren e skuadrës së vet, që këtë herë synohet të arrihet ndaj një kundërshtari të denjë për Apoloninë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: