KF APOLONIA

Asllani: Flamurtari rregullon shumë gjëra

Posted on: Tetor 16, 2008

Sulmuesi i Apolonisë, Klodian Asllani, thotë se fitorja me vlonjatët i qetëson

Sfida mes fqinjve të Fierit dhe atyre të Vlorës shënon interesimin e tifozërisë së të dyja palëve për javën e shtatë. Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu”, pritet që të ketë një numër të madh tifozësh edhe nga qyteti bregdetar. Dhe Apolonia, që ka në gjirin e vet disa vlonjatë, do të kërkojë me ngulm fitoren e tretë sezonale. Përbërja vlonjate e fierakëve fillon që nga portieri Dine e përfundon me trajnerin Gerti Haxhiu. Të tjerët janë: Bedini, Çerçizi, Dhrami, Skënderaj dhe drejtori teknik, Mexhid Haxhiu. Në vetvete, kjo gjë përbën epërsi për Apoloninë, pasi emrat e sipërpërmendur e njohin mirë lojën e Flamurtarit dhe do të dinë ta shfrytëzojnë në favor të vet këtë avantazh. Nga ana e tyre, fierakët nuk duan të tregohen sërish në kuotat e skuadrës që ka supremaci në këtë rast, duke u nisur nga faktori fushë. Për t’iu ruajtur ndonjë dështimi tjetër, Apolonia e ka vlerësuar shumë kundërshtarin e vet të radhës, duke mos lënë asnjë vend për neglizhencë. Natyrisht që fierakët nuk kanë pse ta fshehin dëshirën dhe besimin në fitoren e tyre për këtë ndeshje, gjë që, sipas tyre, do të arrihet vetëm përmes fushës së lojës. Sulmuesi i njohur dhe goleadori i Apolonisë, Klodian Asllani, do ta dëshironte fort një fitore të skuadrës së tij ndaj Flamurtarit, madje Asllani do të jetë dhe në kërkim të golit të tretë personal në këtë takim. “Duhet të shuhet kujtimi i humbjes me Teutën. Kjo kërkon patjetër një lojë të bukur dhe fitore ndaj vlonjatëve. Apolonia është një ekip që kërkon të dhurojë spektakël dhe lojë me nivel përpara sportdashësve të vet dhe kjo javë nuk ka pse të bëjë përjashtim, aq më tepër kur luajmë edhe për të bërë një autokritikë për humbjen në Shijak,” – shprehet Asllani, sipas të cilit skuadra e tij tashmë i ka të gjitha hapësirat e duhura të krijojë stabilitet në lojën e vet, duke mos rënë më në luhatjet e ndjeshme dhe disnivelin nga njëri takim në tjetrin. Dhe këtë Apolonia duhet ta konsolidojë gjatë dy javëve të ardhshme, pasi pas Flamurtarit është një tjetër rivale e drejtpërdrejtë dhe e vështirë që do të presë fierakët. Bëhet fjalë për Bylisin e Ballshit, skuadër ku Klodian Asllani ka mbajtur shiritin e kapitenit sezonin e kaluar dhe e ka udhëhequr drejt titullit kampion të kategorisë së parë. “Javët e kampionatit kanë dëshmuar se nuk ka skuadra fikse në rezultate. Ato që janë profilizuar si pretendente, janë befasuar nga ekipe që në pamje të parë dhe në rezultate të momentit, janë shfaqur modeste. Por kanë një specifikë të veçantë takime të rangut Apolonia-Flamurtari, apo Bylis-Apolonia, pasi skuadrat janë të balancuara dhe të përafërta në vlera dhe, në këtë mënyrë, edhe rivaliteti e lufta sportive janë më të ashpra e më të mdjeshme. Megjithatë, duke u kthyer te skuadra jonë dhe synimi konkret, ajo që duhet të bëjmë momentalisht, është fitorja ndaj Flamurtarit,” ka përfunduar sulmuesi i Apolonisë, Klodian Asllani.

————————————

Apolonia fiton 2-0 me Sopotin në miqësore

Në prag të përgatitjeve për ndeshjen me Flamurtarin, duke shfrytëzuar hapësirat e ndërprerjes së kampionatit, pasditen e së shtunës Apolonia ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Sopotin e Librazhdit. Në këtë takim, trajneri Haxhiu ka aktivizuar thuajse të gjithë futbollistët që ka pasur në dispozicion dhe u ka dhënë më tepër mundësi edhe lojtarëve të stolit. Ndeshja është fituar me rezultatin 2-0 nga Apolonia, me gola të shënuar nga Junior dhe Roshi, por duhet theksuar fakti se fierakët kanë humbur shumë raste të tjera shënimi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: