KF APOLONIA

Spaho: Humbja me Teutën, e evitueshme

Posted on: Tetor 9, 2008

“Humbja me Teutën mund të evitohej prej nesh dhe, të paktën, duhet të kishim marrë një pikë. Ndoshta nuk u treguam në nivelet e lojës dhe nga kjo përfituan kundërshtarët tanë, të cilët e shfrytëzuan në avantazhin e tyre.” Këto janë fjalët e mbrojtësit fierak Norion Spaho. Janë një analizë e sipërfaqshme e asaj që është zhvilluar në Shijak mes Teutës dhe Apolonisë për javën e gjashtë të kampionatit dhe, në thelb, deklarata ka esencën e vërtetësisë: futbollistët fierakë nuk luajtën në fushë me motivimin e duhur. Nisur dhe nga kjo anë, kjo humbje nuk klasifikohet si dy të parat, ku edhe pse nuk arriti të siguronte suksesin, Apolonia ka ditur të shprehet në fushën e lojës dhe të jetë kërkuese për të ndryshuar shifrat, si me Vllazninë, ashtu dhe me Tiranën. Kësisoj, humbja me Teutën bën pjesë tek ato humbje të padëshiruara dhe që duhet ndalur në analizë deduktive, duke kërkuar shkaqet e vërteta që çuan drejt dështimit. “Jemi përpjekur të ruajmë balancën me durrsakët, duke pritur që ata të gabonin, por për fat të keq, Teuta u tregua më e kujdesshme se ne. Na ndëshkuan me dy gola dhe nuk mund të pretendohet se nuk reaguam, por kjo nuk dha rezultatin që ne dëshironim. Kemi pasur mundësinë më të mirë që këtë javë të ishim në të tjera pozicione dhe me më tepër pikë dhe kjo humbje duhet të na vlejë si një ndëshkim i hidhur, prej të cilit duhet të nxjerrim mësimet e duhura,” ka vijuar më tej Spaho. Megjithatë, duke lënë pas të gjitha zhvillimet e kampionatit dhe rezultatet praktike, për Apoloninë nuk ekziston ndonjë rrezik në objektivin qendror të saj, qëndrimin në kategorinë e më të mirëve pa sforco. Këtë besim dhe bindje e ka edhe mbrojtësi i Apolonisë, i cili beson gjithashtu se skuadra do të vijë gjithmonë në përmirësim e sipër dhe do të arrijë edhe një fazë qëndrueshmërie më të lartë, parë kjo në të dy aspektet, si në atë të lojës, ashtu edhe të rezultateve.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: