KF APOLONIA

Apolonia, humbja e zbret në “tokë”

Posted on: Tetor 8, 2008

\

Euforia ka qenë armiku i fierakëve në ndeshjen e humbur me Teutën në transfertë

Një humbje që ka ardhur atëherë kur askush nuk e priste dhe nuk e ka planifikuar si të tillë. Në javën e gjashtë, Apolonia nuk ka shkuar dot më tej shifrave 1-2 në takimin me Teutën, duke zbehur gjithçka të siguruar një javë më parë, në transfertën e suksesshme me Partizanin. Për më tepër, kjo humbje ka treguar se Apolonia ka luhatje të theksuara në rezultate dhe në vazhdimësinë e tyre dhe mungesë të ekuilibrimit të skuadrës, e cila nuk mund të bëjë dot dy javë njëra pas tjetrës me rezultate pozitive, përjashtuar këtu vetëm dy javët e para, në ndeshjet me Elbasanin dhe Lushnjën. Ndoshta ka qenë një ndeshje e marrë lehtë nga ana e futbollistëve fierakë, të dëmtuar edhe nga vala e euforisë pas fitores së arritur ndaj Partizanit. Dhe humbja me Teutën shfaqi një karakter të paqëndrueshëm të Apolonisë, pasi skuadra nuk ka arritur të shprehë vetveten në fushë dhe ka qenë në një pjesë të madhe të lojës, poshtë mundësive të saj reale. Dhe me shumë të drejtë, tepër i indinjuar nga rezultati i takimit, trajneri Gerti Haxhiu e ka cilësuar një humbje të gatuar tërësisht nga vetvetja, ku dy golat e pësuar mund të ishin evituar në kohë, nëse skuadra do të ishte më e vëmendshme dhe më e kujdesshme në lojë. Apolonia është kujtuar për lojën vetëm pas rezultatit 0-2 dhe ka reaguar, duke hedhur vështrimin nga porta e durrsakëve. Megjithatë, kjo nuk përbën pozitivitet tërësor, sepse skuadra ka qenë e vonuar dhe vetë shifrat përfundimtare të takimit dëshmojnë për këtë gjë. “Nuk duhet ta kishim humbur këtë ndeshje për shumë arsye. Futbollistët tanë u treguan apatikë dhe indiferentë në shumë raste në veprimet gjatë lojës dhe poshtë mundësive të tyre. Kisha kërkuar me ngulm që të harrohej fitorja me Partizanin dhe prej asaj ndeshjeje, të ruhej fryma me të cilën përballuam një ekip të tillë, si dhe mendësia me të cilën shkuam deri te rezultati, por duket se një pjesë e ekipit u pushtua nga euforia, duke na shkaktuar dhe humbjen që s’e prisnim. E kemi pësuar nga vetvetja dhe nuk na ka mundur Teuta. Mund t’i kishim neutralizuar të dy golat e pësuar dhe lojën mund ta kishim futur në rrjedhën tonë. Do të ndalemi gjatë në analizën e kësaj ndeshjeje dhe do të nxjerrim mësimet e duhura për këtë humbje të skuadrës, gjë që nuk duhet të përsëritet në takime të ardhshme,” – është shprehur trajneri Haxhiu. Një tjetër shqetësim i trajnerit të Apolonisë është edhe fakti që ekipi i tij nuk e shfaq si duhet rrezikshmërinë në veprimet sulmuese. Për këtë, duhet kujtuar se edhe goli që shkurtoi diferencën me Teutën ka ardhur nga një goditje standarde, e ekzekutuar nga sulmuesi Mlladen Bërkiç. Për të minimizuar të gjitha vërejtjet ndaj të vetëve, Haxhiu do të ketë kohë të duhur në dispozicion. Së pari, Apolonisë i duhet të fitojë më tepër autoritet në rezultatet që merr nga çdo ndeshje, qofshin këto edhe humbje.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: