KF APOLONIA

Kapiteni Meto: Teuta, fatin e Partizanit

Posted on: Tetor 2, 2008

Apolonia do të futet sërish në fushë për të nxjerrë një tjetër ndeshje pozitive ndaj Teutës

“Teuta pastë fatin e Partizanit! Nëse jo, do të përpiqemi ne t’ia dhurojmë këtë fat,” shprehet me doza humori kapiteni i Apolonisë, Agim Meto, në lidhje me ndeshjen e radhës që do të zhvillojë skuadra e tij këtë javë. Fierakët janë optimistë se do të vazhdojnë në rrugën e duhur edhe për ndeshjen me “djemtë e detit” dhe kjo del qartë edhe përmes fjalëve të kapitenit të tyre. Do të jetë një shans tjetër që Apolonia të tregojë karakterin e vet dhe të bindë më tepër trajnerin Haxhiu për nivelin që skuadra po kalon në këto momente. “Ka ndeshje për të cilat nuk të duhet shumë për të vendosur se për cilin rezultat do të futesh në fushën e lojës, pasi në të vërtetë, edhe kur mund të duket se ekziston pamundësia e një rezultati të mirëqenë pozitiv, sërish nuk duhet të dorëzohesh, por të jesh skuadër këmbëngulëse deri në fund,” ka vijuar kapiteni i fierakëve. “Ne jemi të njohur në këtë drejtim dhe Apolonia ka një ekip që e luan deri në fund minutazhin e lojës, në çfarëdo rezultati që të ndodhet takimi. Eshtë një frymë dhe psikologji me të cilën ne kërkojmë të garantojmë më të mirën e mundshme në një ndeshje. Dhe produktiviteti i rezultatit gjithmonë është i lidhur ngushtë me nivelin e lojës që ke treguar në fushë,” – thekson Meto. Gatitja e Apolonisë për ndeshjen me Teutën, që do të jetë edhe prologu i javës së gjashtë, ndodhet në fazën e fundit dhe trajneri Haxhiu po skicon stategjinë e tij për t’ia dalë mbanë edhe ndaj durrsakëve, duke saktësuar dilemat e fundit që kanë të bëjnë me vendosjen në fushën e lojës, apo dhe me formatimin e formacionit bazë. Duke u ndalur më gjatë në këtë ndeshje, kapiteni Meto i ka vlerësuar durrsakët si një skuadër e vështirë, që ka filluar t’u gëzohet rezultateve në këto javët e fundit. “Teuta është një skuadër e vështirë, por jo e pakalueshme. Ndaj nesh, edhe durrsakët do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve të mira të dy javëve të fundit, me dy skuadra jo të lehta, siç janë Partizani dhe Besa. Por s’ka se si të futemi për rezultat tjetër edhe ne në këtë përplasje dhe pikërisht këtu qëndron dhe interesantja në këtë ndeshje. Me gjithë konsideratën që kemi për Teutën, edhe pse ia vlerësojmë realisht forcën asaj, edhe pse e dimë sesa i vështirë do të jetë ky takim, sërish besojmë në suksesin tonë dhe u kemi shpallur sfidë. Kjo nuk është vetëm bindja ime personale, por këtë herë rezultati do të jetë në favorin tonë dhe këtë do ta meritojmë me lojën që do të zhvillojmë,” ka përfunduar fjalën e tij kapiteni i Apolonisë, mesfushori Agim Meto.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: