KF APOLONIA

Festimet mbaruan në Fier, para është Teuta

Posted on: Tetor 2, 2008

Trajneri Gerti Haxhiu bën thirrje për të vlerësuar njësoj edhe ekipin durrsak

Nuk ka më kohë për festime në Fier. Futbollistët dhe stafi teknik kanë lënë pas fitoren me Partizanin dhe është filluar të mendohet e punohet për javën e ardhshme. Një tjetër ndeshje e rëndësishme, një tjetër takim i vështirë, një tjetër transfertë e mundimshme. Apolonisë do t’i duhet të luajë kundër Teutës, një skuadër që vërtet nuk e ka nisur siç duhet kampionatin, por që nuk duhet nënvlerësuar kurrë, pasi është e gatshme të godasë në çdo moment. Fierakët e kanë të qartë se durrsakët vijnë të motivuar pas një rezultati të kënaqshëm, të marrë javën e fundit ndaj Besës në Kavajë, dhe skuadra e Starovës do të kërkojë t’i shtojë një tjetër rezultat më pozitiv ecurisë së vet, diktuar kjo edhe nga pozicioni që ata mbajnë në tabelën e renditjes.
Trajneri Haxhiu u ka tërhequr vëmendjen futbollistëve të tij dhe u ka kërkuar që të mos bien në delir dhe eufori, pasi kjo do të ishte negative dhe e pakëndshme për skuadrën. Dhe Apolonia po punon intensivisht për të ruajtur ritmin e ndeshjes me Partizanin dhe për përmirësime të mëtejshme. Prova e Teutës do të jetë një tjetër faktim se Apolonia nuk është e rastësishme në lojë dhe në rezultate. “Eshtë një fazë ecurie pozitive që duhet ruajtur, duke evituar në maksimum oshilacionet e ekipit. Skuadra rritet përmes provave të vështira dhe ndeshjeve konkurruese. Duhet ta shfrytëzojmë fort situatën në të cilën ndodhemi dhe të kërkojmë shkallë të tjera në renditje,” – shprehet Haxhiu. Për trajnerin e Apolonisë, Teuta nuk është skuadër e lehtë dhe nuk do të thotë asgjë fakti që ndeshja luhet në fushë asnjanëse. “E vlerësojmë Teutën si një skuadër që ka peshën e vet të konsiderueshme në kampionatin shqiptar. Ata nuk kanë pasur javë shumë të mbara në fillim, por pastaj kanë barazuar me Partizanin dhe me Besën, në shtëpinë e kësaj të fundit. Për të kaluar me sukses Teutën, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Besoj se skuadra do të vijë në rritje dhe, më tepër, këtë e kam në adresë të lojës së saj,” ka thënë mes të tjerash trajneri i Apolonisë, Gerti Haxhiu.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tetor 2008
H M M E P S D
« Sht   Nën »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: